Përgjimet/ Vasili sulmon ndërkombëtarët: U ekzaltuat për fitoren e kriminelëve, dy rrugë keni

Përgjimet/ Vasili sulmon ndërkombëtarët: U ekzaltuat për fitoren e kriminelëve, dy rrugë keni

Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me përgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane Bild, duke hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste.

Në një deklaratë për mediat ai ka shpërndarë edhe tre video, ku në to shfaqeshin, kryeministri Edi Rama, deputeti Taulant Balla dhe ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, të cilët sipas Vasilit edhe pse kanë lidhje me krimin dhe shitblerjen e votave e kanë mohuar këtë në studiot televizive që janë ftuar.

"Dje të gjithë shqiptarët kanë ndjekur publikimet tronditëse të Bild që demaskoi kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Por tashmë po ndaj me ju se si u kanë mashtruar paciptësisht nga Edi Rama etjj. E patë pra të se si mashtrimi nuk njeh kufij. Dhe provën se është vetë kryeministri. Si këta që shtjerrin gjoksin por që janë të zhytur. Ja si deklaronte Taulant Balla. E dini shumë mirë se çfarë ndodhi në Dibër. Patë shumë mirë se si kërcënoheshin me vendin e punës . Pazari me 30 40 mij lek sheshit. Te gjithë bashkë manipuluan vullnetin e qytetarëve dibrane. Kemi dhe nje ministër në video dhe që betohet se nuk ka lidhje me krimin. Bild na tregoj shumë qartë se si kryeministri niste furgon me kriminel që të kujdeseshin për zgjedhjet. Mendoni se si do ti bënin zgjedhjet. Do ti bënin me këta kriminel. është ky km që niste me vullnet kriminel për zgjedhje. shqiptarët janë të vendosur për të mos lejuar të vazhdojnë të qëndrojnë në zyrtar e tyre. Ky realitet që opozita ka denoncuar, kjo është një provë integriteti e madhe. Janë provë për disa ndërkombëtar që u ekzaltuan për fitoren gjoja bindëse të krimineleve, dhe u kthyen ne megafonë të qeverisë. Ose te demaskojnë sundimin e krimit të organizuar korrupsionit dhe gangsterëve ose te vazhdojnë të mbështesin një kryeministër si ky dhe duke u renditur në anë e kundërt të historisë. Shqiptarët kërkojnë të drejtën të votojnë të lirë dhe të ndërtojnë të ardhme e tyre në Shqipëri. Ky kryeministër dhe kjo qeverisje që ka marrë peng vendin duhet të ik. Askush nuk mund dhe nuk përballet dot me popullin" ka thënë Vasili.

Kujtojmë se në përgjimet e reja që u publikuan ditën e djeshme nga Bild kishin të bënin me dosjen 184 të Prokurorisë në lidhje me zgjedhjet e parakohshme lokale në Dibër.

Në 16 audio-përgjimet e publikuara nga gazetari gjerman Piter Tiede, rezultojnë të jenë edhe emrat e kryeministri i vendit Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish-deputetet Pjerin Ndreu dhe Artan Gaçi, Arben Keshi, drejtor në ministrinë e brendshme, shefi i komisariatit numër 5 Sali Skura, si dhe drejtori i zyrës arsimore të Dibrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O derman: 18/06/2019 16:00

    Epo dreq o pune kush del e flet..

    Përgjigju
  • Vlora: 18/06/2019 15:43

    Po ore qorr se njerezit te rruget e tua ngelen pfff

    Përgjigju
  • Troy: 18/06/2019 14:19

    Mire qe kemi LSI qe lufton blerjen e votave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja