Përgjimi i 'Babales', Prokuroria: Ekspertizë në laboratorë ndërkombëtarë materialit audio

Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka dërguar për ekspertim materialin e videopërgjimit të Albert Veliut, i njohur ndryshe si "Babalja" apo "Dëshmitari X" i PD, në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit.

Javën e kaluar PD publikoi një videopërgjim ku pretendohet se Albert Veliu, një eksponent i njohur i botës së krimit në Vlorë, pretendohet se bisedon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për sigurimin e një sasie kanabisi për trafikim drejt Italisë. Për realizimin e videopërgjimit ka ndihmuar edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili ka bashkëpunuar me "Babalen".

Hetimet nga Prokuroria për trafik kanabisi dhe dëshmi të rreme
Gjithashtu, Prokuroria njofton se ka nisur ndërkohë hetimet për trafik kanabisi dhe kallëzim të rremë. Si prova janë administruar videopërgjimi, dëshmia e "Babales" dhe ajo e gazetarit Jetmir Olldashi. Mirëpo ajo që çon drejt të pabesueshmes të gjithë këtë skenar misterioz, ka të bëjë me kontradiktat e dëshmisë së "Babales" dhe gazetarit Olldashit

Albert Veliu tha në dëshminë e tij se nuk kush e ka përgjuar Agron Xhafajn, ndërsa gazetari Olldashi pohon se është "Dëshmitari X" ai i cili ka përgjuar vëllain e ministrit në një lokal të Vlorës. Ndërsa nga ana tjetër, vetë "Babalja" gjithashtu ka gënjyer në disa prej deklarimeve të tij si për dënimin në Itali, motivin e arrestimit e deri te dënimi në Shqipëri për trafikim automjetesh.

Nga ana tjetër, Krimet e Rënda vijojnë verifikimin pasuror për Agron Xhafajn. Ky i fundit iu dorëzua autoriteteve italiane pas akuzave të ngritura nga opozita se rezulton i dënuar me 7.2 vite burg në Itali për trafik kanabisi.

Njoftimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal.

Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë ku është publikuar një material video.

Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunëtori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit.

Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit. Gjithashtu njoftojmë se ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Alibeaj: Rama-Marku-Prela në mbrojtje të Xhafajt, po prishin provat

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka hedhur sërish sot akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Edi Rama, kryeprokurores Arta Marku dhe drejtueses së prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela se po mbrojnë Agron dhe Fatmir Xhafajn.

Sipas tij, zyrtarët e lartpërmendur janë investuar në shkatërrimin e provave dhe qëllim mbrojtjen e vëllait të ministrit të Brendshëm.

Enkelejd Alibeaj iu referua edhe grabitjes së Prokurorisë së Durrësit kur tha se gjithçka është pasojë e bërjes njësh të qeverisë me krimin e organizuar.  

Deklarata e Alibeajt:

Krimi që ka kapur shtetin e Edi Ramës ka ka bërë një tjetër goditje kriminale sot. Ia ka arritur të bastisë mu në zemër edhe vetë organin i cili supozohet ta luftojë atë pa mëshirë.

Në prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të cështjeve penale. Pikërisht në Prokurorinë e Durrësit ku po pas denoncimeve të opozitës janë mbledhur të dhëna hetimorte për disa nga cështjet më të rënda të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëve

Para 2 javësh kësaj Prokurorie ju grabiten dokumenta të rëndësishme te hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës si kryeprokurore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësië.

Ky akt sigurisht i ka trimëruar banditët e lidhur me pushtetin. Sot krimi ia beh mu ne mes të zyrave te Prokurorisë dhe i pashqetësuar grabiti serverin e te dhenave të hetimeve penale për cështjet më të rëndësishme të krimit dhe korrupsionit të qeveritarëve.

Dje, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë u arratis nga salla e gjyqit.
Tw gjitha kwto janw pasoja tw kapjes sw shtetit nga krimi, shteti i shpartalluar që mbron kriminelët dhe godet njerëzit e thjeshtë.

Vetëm në një vend ku qeveria është njësh më krimin mund të ndodh kjo.
Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur në vend që të mbrojnë dëshmitarët dhe të sigurojnë provat, qëllimi i vetëm i Rama-Marku-Prela-Xhafës është si e si të mbrojë e të shpëtojë Fatmir e Agron Xhafën.

Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur qeveria dhe Kryeministri po bejne c’është e mundur të zhdukin provat e krimit më të rendë që ka kapur Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.

Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur provat e verteta hetimore rrembehen nga banditët mu në zemër të prokurorisë, kur kryeministri, i servir prokurorise si prova ato që prodhon Edi Rama në mes të natës, sic ishte prova imagjinare e Edi Ramës, që mbron Agron Xhafën, vëllanë e Fatmir Xhafës, i certifikuar nga gjykatat italiane si bos i bandave ndërkombetare të trafikut te narkotikeve.

Nuk ka si të ndodhe të ndryshe kur kërconohet dhe tentohet të blihet deshmitari, prej bandave të lëshuara me mison nga qeveritarët dhe kërcënohet gazetari që denoncon krimin.

Nuk ka si të ndodh ndryshe kur kryeministri, Ministri i brendshëm drejtuesit e policisë, të gjithë këta në mbrojtje të Xhafajve, as që nuk pyeten nga prokuria, por merren ne pyetje denoncuesit e krimit, opozita dhe gazetarët.
Kesaj qeverie të bërë njësh me krimin, që ka kapur prokurorinë dhe gjykatat, e që është vënë në mbrojtje të krimit dhe shkatërrim të provave, i ka ardhur ora ti humbë vula njëherë e mirë.

Edi Rama dhe Fatmir Xhafa nuk mund të qeverisin më shqiptarët, sepse nuk përfaqësojnë interesat e shqiptarëve, por të krimit dhe korrupsionit ku janë zhytur kokë e këmbë.

Ndaj sot më shumë se kurrë, cdo shqiptar, ka të drejtë dhe detyrim ndaj vetes, familjes, vendit, që të mos lejojë të humbasë të ardhmen e tij. Le të bashkohemi të gjithë, pa dallim të shtunën në ora 11 në Tiranë.

Bashkë jemi më të fortë se krimi dhe qeveria e Edi Ramës e lidhur me të.
Bashkë do ti japim fund kapjes së shtetit nga krimi, do të clirojmë Shqipërinë nga makthi, do hapim kapitullin e shpresës dhe mundësive për jetë më të mirë për cdo shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja