Përhapet vatra e zjarrit në Patalej të Lezhës, flakët rrezikojnë fshatin turistik Katund i Vjetër! Banori: S'ka asnjë forcë zjarrfikëse, mund të digjen 7 shtëpi

Zjarri i cili ka rënë prej gati një jave në Patalej të Njësisë Administrative të Kolshit vijon që të jetë aktiv dhe favorizuar nga era gjatë ditës së sotme ka përparuar në anën verilindore. Nëse nuk ndërhyhet për shuarjen e zjarrit, flakët rrezikojnë që të kalojnë në zonën e bashkisë Mirditë, konkretisht në fshatin turistik Katund i Vjetër. Në terren sipas banorëve nuk ka asnjë forcë zjarrfikëse, ndërsa mbrojtja civile ka kërkuar sërish ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.

Xhovalin Marku, banor në fshatin turistik Katund i Vjetër në një lidhje telefonike për Report Tv, thotë se situata është shumë kritike dhe duhet të ndërhyhet nga ajri. Sipas tij janë 7 shtëpi që rrezikohen nga flakët, të cilat janë në mes të pyllit. Momentalisht në fshat ndodhen vetëm forcat e policisë dhe asnjë forcë zjarrfikëse.

‘Duhet të kryhet një ndërhyrje nga ajri sepse po përpin vendin. Rrezikohen rreth 7 shtëpi të rrethuara me pyll komplet dhe situate është e ndërlikuar. Situate është e keqe dhe për 2-3 orë mund të arrij zjarri në shtëpi. Për momentin kanë ardhur forcat e policisë për të parë çfarë po ndodh. Por situata duket shumë e rëndë. Nuk ka asnjë forcë zjarrfikëse në fshat.’- tha banori.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:44
Rrezikohet nga flakët fshati turistik Katund i Vjetër, kreu i PD-së në Mirditë thirrje kryebashkiakut: Ndërprit pushimet, të ndërhyhet për shuarjen e flakëve

Kryetari i Partisë Demokratike në Mirditë Mark Ruçi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në këtë zonë dhe kryesisht në Katundin e Vjetër i cili rrezikohet nga flakët. Ruçi thotë se flakët janë kthyer në një rrezik real për destinacionin e fshatit turistik Katund i Vjetër.

Ruçi shton më tej se zjarri i ardhur nga fshatrat e Malësise se Lezhës rrezikon seriozisht jetët e banorëve të lagjes Molung, por dhe gjithë fshatit Katundi i Vjeter në Njësinë Administrative Rubik. Më tej ai i bën thirrje kryebashkiakut të Mirditës që të ndërpresë pushimet dhe të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e situatës.

‘Rrezik real per destinacionin turistik te Katundit Vjeter.

Per te dytin vit radhazi , zjarri i ardhur nga fshatrat e Malesise se Lezhes rrezikon seriozisht jetet e banoreve te lagjes Molung por dhe gjithe fshatit Katundi i Vjeter ne Njesine Administrative Rubik.

Demtimi bukurive natyrore te ketij fshati nga zjarri qe ka rreth 10 dite qe ka rene ne fshatrat e Lezhes , perben rrezikun real te demtimit te imazhit pozitiv qe destinacioni turistik i Katundit Vjeter ka krijuar ne keto vite si rezultat i punes me vizion e perkushtim te administratoreve te bizneseve aktiale.

Por ata jane te pafuqishem per te ndikuar ne fikjen e zjarreve , (ndonese vitin e kaluar kane kontribuar ndjeshem) por presin nderhyrjen e strukturave te emergjencave civile te Bashkise Mirdite per evakuimin e banoreve te lagjes Molung si dhe te Ministrise se Mbrojtjes, per nderhyrje nga ajri per shkak te terrenit te thyer.

Kryetari Bashkise Mirdite duhet te nderprese urgjentisht pushimet dhe te kerkoje nepermjet medias dhe kanaleve shteterore nderhyrje te menjehershme per stabilizimin e situates.

Vitin e kaluar ishte shirat e rene ato qe shuajten zjarrin ne kete fshat por sipas parashikimeve te sinoptikaneve nje gje e tille nuk do te ndodhe ne ditet ne vijim ndaj duhet nderhyrje te menjehershme.

I bejme thirrje kryetarit ne detyre z Ndrec Deda qe te mobilizoje gjithe strukturen mbeshtetese te zjarrfikesve, rrugeve rurale , ujesjellsit, sherbimeve publike qe jane te shumte ne numer per tu paraqitur tek Bankomati cdo fillim muaji por pa asnje ndikim ne permiresimin e sherbimeve karshi komunitetit.

Nuk po bejme politike por gjendja eshte alarmante o punembaruarit e bashkise Mirdite!’- shkruan Ruçi.

Ora 18:43
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe e mbjellë me ullinj në Fushë-Krujë

Një sipërfaqe e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët në fshatin Kameras të Fushë-Krujës në afërsi të lagjes Kasallë.

Deri tani janë djegur rreth 10 dynym me shkurre e ferra dhe rreth 30 rrënjë ullinj. Sakaq është bërë lokalizimi i zjarrit ne parcelën me ullinj nga ana e repartit zjarrfikës, por zjarri vijon që të djegë shkurre e ferra.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë