Perime të mbushura
Përbërësit:
2 speca
2 domate
1 patëllxhan
1 kungull
2 thelpinj hudhër
1 qepë e thatë
1 filxhan çaji vaj
2 filxhanë çaji oriz
1 tufë nenexhik
1 tufë majdanoz
500 gr salcë domate
Fara pishe
Lëngu 1 limoni
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht parapërgatisim perimet që do të mbushim. Pastrojmë specat nga farat, domateve u heqim pjesën e farave, ndërsa 1 patëllxhan e ndajmë në mes dhe largojmë pjesën e brendshme të tulit.
Pjesën e tultë të domates që hoqëm e vendosim në një blender dhe e kthejmë në salcë.
Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë tulin e patëllxhanit të prerë në kubikë si dhe një kungull (gjithashtu në kubikë). Vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar me pak kripë dhe piper.
Orizin e kemi larë më parë dhe vendosur në lëng limoni. Shtojmë orizin tek qepa, e trazojmë dhe sapo të fitojë nxehtësi hedhim salcën e domates dhe farat e pishës. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet pak dhe në fund shtojmë bimët aromatike, kripë e piper.
Me masën e përgatitur mbushim perimet. Pjesën e domateve që e kthyem në salcë e trazojmë me pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e shtojmë mbi perimet e mbushura. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një patate në feta në hapësirat mes perimeve. E mbulojmë tavën me letër pjekje ose alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.