Pas protestave të qytetarëve për përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike dhe kërkesës për parashtrimin e arsyeve për këtë problematikë, zv. Ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Bardhylka Kospiri në një intervistë për Report TV u shpreh se mos deklarimi me vërtetësi i të dhënave është një ndër arsyet që e penalizon kërkuesin e kësaj ndihme.

“Gjithë kjo skemë është në proces. Ende sapo ka filluar normalisht. Si çdo ndryshim që vjen do të sjellë edhe problematika, të cilat po menaxhohen me shumë kujdes nga gjithë sistemi i shërbimit social në të gjitha rajonet. Duhet të kenë kujdes që të deklarojnë me vërtetësi të gjitha të dhënat e tyre.

Po ashtu edhe administratorët ti hedhin sa më saktë sepse kemi pasur raste që edhe për saktësi ka pasur përjashtime”. Zv. Ministrja Kospiri ndër të tjera theksoi se për të gjithë ata që duan të ankimojnë vendimin mund ta bëjnë lehtësisht pranë zyrave të administratorit social.
 

d.b/shqiptarja.com