Përjashtimi, degjeneron festa e
themelimit të PD në qytetin e Korçës

Përjashtimi, degjeneron festa e<br />themelimit të PD në qytetin e Korçës
KORCE - Fraksionet e ndryshme brenda Partisë Demokratike vijojnë të shfaqin dita ditës konfliktet e brendshme që gjenerojnë brenda kësaj force politike. Kështu në 24-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Korçë gjithçka u nis nën organizimin e një feste, e cila më pas ka dështuar gjatë rrugës, kjo për shkak të fraksioneve të ndryshme brenda kësaj force politike.

Edhe në qytetin e Korçës u evidentuan të pakënaqurit në radhët e së djathtës, duke u ndarë në dy kampe të ndryshme. Në këtë mënyrë gjatë këtij përvjetorit të 24 të Partisë Demokratike në Korçë është shmangur një sherr i mundshëm që mund të kishte degjeneruar më tej në organizimin e kësaj feste. Festa ka precipituar pas ikjes së deputetit të zonës Ridvan Bode, i cili vetëm sa mbajti një fjalim të rastit, që madje nuk ka tërhequr vëmendjen e asnjërit prej të pranishmëve dhe është larguar.

Ky largim ka sjellë pakënaqësi tek të ftuarit, anëtarë të PD, simpatizantë, për faktin dhe se nuk ishin ftuar themeluesit dhe kryetaret e degëve të Partisë Demokratike në vite. Edhe pse ftesa i ishte dërguar dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ky i fundit nuk ka qenë prezent. Demokratët janë ndjerë të fyer për këtë veprim duke injoruar edhe fjalimin që po përpiqej të mbante kreu i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano. Ky i fundit në ftesat e “Festës” kishte përjashtuar nga lista kundërshtarët e tij dhe ata të linjës Basha.

Shkaku 
Mesa duket e gjithë atmosfera e pakëndshme e krijuar në 24 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Korçë e ka një zanafillë. E gjithë kjo përçarje në radhët e demokratëve në Korrcë ka nisur që në zgjedhjen e Andrea Manos në krye të demokratëve të këtij qyteti. Zgjedhja e kësaj figure në krye të PD-së Korçë ka sjellë edhe përplasjen me anëtarësinë, ku grupi Bode pati akuzuar procesin ku sipas tyre selia qëndrore ka manipuluar listën e delegatëve. Kështu “grupi Bode” qe përplasur që në zgjedhje për kreun e PD në Korçë propozimet e kreut demokrat Basha. Gjergj Grabocka ishte kandidati që mbështetej nga grupi Bode i cili shihej si personi i vetëm që mund ti hapte punë Manos për marrjen e drejtimit të PD-së në Korçë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)