Vendimin e PD për të përjashtuar 11 deputetë nga grupi parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, e ka cilësuar mashtrim publik të kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se në momentin kur Basha pretendon se është marrë vendimi, në janar të vitit 2022, disa prej emrave nuk kanë qenë fare pjesë e kuvendit, e një pjesë tjetër ka qenë prezent vetë në mbledhjen e kryesisë.
"Besoj se Basha ka përjashtuar pak, duhet ti përjashtonte të gjithë, sepse ai nuk ka nevojë për deputetë, ai ia del vetëm. Kjo është një situatë komike në fakt, vendimet e tij janë nul. Ai ka mbledhur rreth vetes disa dashamirës që çuditërisht i besojnë. Në u munduam 10 vite ta bëjmë kryeministër, por ai mesa duket paska dashur me qenë një kloun, shërbyes i qeverisë. Kjo letër është një mashtrim, është grupi ai që përcakton çdo gjë. Ai thotë që ky vendim është marrë para një vit e gjysmë, por atë kohë disa prej deputetëve nuk ishin fare pjesë. Këto janë të gjitha trillime, për t’ia faturuar Bardhit një vulë që ai se ka vënë kurrë për të përjashtuar këta njerëz. Është cirku i radhës, në pamundësi për të bërë opozitë. Kjo i shërben mediave dhe më së shumti qeverisë.
Se si e përdor mazhorancat letrat e pafundme që prodhon Basha, është çështje tjetër. Por rregulloret e Kuvendit janë të qarta. Nëse duan me prodhuar kauza artificiale, për ta shndërruar kuvendin e Shqipërisë në institucion të PS, më mirë ta mbyllin fare, e të mos i lejnë deputetët e PD të futen fare brenda. Basha e ka ndërprerë kontaktin me elektoratin e djathtë. Basha të njëjtin aleat që ka është me qeverinë, por kjo e fundit thjeshtë e përdor për të bërë zhurmë dhe më pas për ta hedhur. Te opozita ai përceptohet si një aleat i qeverisë më shumë se, një faktor opozitar", shkruan Gjekmarkaj.
Lajmi kryesor: