PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD lidhur me përjashtimin e Sali Berishēs nga grupi parlamentar.
"Ne, PD, nuk respektuam institucionet tona.Të mos fajësojmë SHBA por të shohim si funksionon PD, sa janë demokratike. PD është në momente të vështira, si do të dalë. Unë si Tritan gjykoj se ka një mënyrë të vetme, është lëvizja e bazës shkundja ne bazës, vënia e njerëzve në kushte për të menduar. Njerëzit duhen nxitur të kërkojnë demokraci, të kërkojnë kolegjialitetin në një parti. Është hapur debati në PD, ka nisur të ziejë. Ska për të pasur përçarje, debati nuk sjell përçarje, përçarje sjell këneta jo lëvizja e ujit. Vetëm konkresi është për këtë debat. Nëse do ishte respektuar që në fillim këshilli kombëtar sdo kishte ndodhur kjo", tha ai.
Ndonëse kreu i PD Lulzim Basha tha prerazi se nuk do të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD të cilin e quajti "kongres anti marikan", Shehu thotë se askush nuk mund ta ndalojë nëse mblidhen 1500 firmat.
"Unë mendoj ndryshe nga Basha. Askush s'mund të ndalojë një kongres nëse mblidhen firmat. Është demokraci, amerika është e bazuar e tëra në demokraci. Nuk ka kongres anti amerikan. PD në të gjithë qenësinë e saj është pro amerikane, pro perëndimore. Kjo është futur në genin tonë. Ne duhet të organizojmë një kongres normal për problemet tona, jo të amerikës. Ti bëjmë njerëzit të mendojnë e për të arritur në një mendim unik të shumicës e për të ndjekur atë shumicë. Në këtë mënyrë ne shmangim përçarjet. PD është e madhe është gjigante se ka një rol të jashtëzakonshëm në historinë shqiptare. Kjo është një lëvizje për të gjallëruar PD, e për ta bërë më transparente dhe të vendosin si do zemra dhe truri i tyre. Të gjithë pastaj do jenë të mirëpritur në PD pasi të merren vendimet përkatëse", shtoi Shehu.
Vetë Shehu ka pranuar se dhe ai ka qenë në mesin e demokratëve që është thirrur nga ambasada amerikane për t'u pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit në PD dhe për çështjen e liderit historik të PD Sali Berisha i përjashtuar nga partia dhe i shpallur "Non Grata" nga SHBA.
"Po kam qenë unë si kam mik. Kam qenë mik i ambasadës që nga 18 marsi i 91 kur erdhi misioni amerikan, që nga ajo ditë kam qenë mik i tyre. Qëlloi që atë ditë që erdhi në Tiranë Krisi u sëmur dhe më thirri mua, unë isha kandidat për deputet. Ata dinë të respektojnë mendimet e tjetrit...", deklaroi deputeti i PD.
Disa prej deputetëve të PD janë thirrur në ambasadën e SHBA në Tiranë, ku janë pyetur për këtë çështje dhe më herët e ka pranuar publikisht edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
Pra u thirret nje nga nje te jepnit shpjegime ne zyren e drejtorit e ju terrhoqi veshin,cuna te keqij!!
Përgjigju