Përjashtimi i Kamzës nga Kategoria Superiore pas dhunës në ndeshjen me Laçin ka futur në kaos Superioren, ndërsa vendimi i arbirave për të bojkotuar garën bëri lëmsh të gjithë futbollin shqiptar. Për të diskutuar mbi problemet e futbollit shqiptar të ftuar në emisionin Repolitix mbrëmjen e stome ishin Eduard Prodani, ish-sekretar i Përgjithshëm i FSHF, Albert Karriqi specialist futbolli, Artan Hoxha gazetar i Report Tv dhe Florin Biba menaxher futbolli. Për Prodanin problemi zgjidhet me largimin e lidershipit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
"Duhet të largohet lidershipi i federatës" tha ai. I të njëjtit mendim ishte dhe Albert Karriqi. "Armando Duka duhet të largohet. Ai ka më shumë se dy mandate dhe duhet të largohet". Gazetari Artan Hoxha tha se FSHF-ja nxori arbitrat për të bojkotuar garën duke i përdorur si levë në përplasjen me qeverinë për rikthimin e policisë në stadiume. Ndërsa menaxheri Florin Biba tregoi dramën që po përjetojnë lojtarët tashmë që ekipi u përjashtua
Pas përjashtimit, të gjitha ekipet që kanë në kalendar ndeshjen me Kamzën deri në fund të kampionatit i marrin pikët në tavolinë. Por një gjë e tillë favorizon disa ekipe dhe disa i penalizon, pasi jo të gjitha kanë luajtur këtë fazë me Kamzën. "Kjo de fakto e mbaron kampionatin, pasi ra Kamza dhe tani Kastrioti nuk i merr 6 pikët si Luftëtari apo të tjerët. Kjo punë është mbyllur Kastrioti ka rënë nga kategoria. Kamza mund të padisë vendimin në Apelin e federatës" thotë Eduard Prodani.
Pas përjashtimit të Kamzës nga kampionati, pyetja e parë që lind është se ku do të shkojnë lojtarët? Florin Biba, i cili është menaxher futbolli thotë se tashmë mundësia e vetme janë vendet ku ka merkato të hapur. "E vendos presidenti i FSHF kush do bjerë dhe kush jo, kush do të shpallet kampion apo do të shkojë në Europë. Arbitrat duhet të dalin kundër sistemit. Për ndeshjen Kamza-Laci u propozua një emër tjetër që nuk e mori përsipër. Përsa i përket lojtarëve, tani prishet kontrata me klubin dhe mundësia e vetme është ku ka merkato të hapur për lojtarët. Kam 60% të ekipit të Kamzës në menaxhim. Skandaloze! Ti shkojë lojtarët me lot në sy në dhomat e zhveshjes, i vrau me këtë vendim. Arbitrat që gjykojnë ndeshjet në Shqipëri zgjidhen nga Presidenti i federatës" shprehet Florin Biba.
Për ish-sekretarin e FSHF-së, Eduard Prodani vendimi për të zbritur Kamzën me dy kategori më poshtë pas dhunës është i gabuar. Sipas tij fajtori ka emër, duhet të dënohej ai dhe jo ekipi. "Fajtorët kanë emër, duhet të dënoheshin ata dhe jo ekipi. Largimi i Kamzës e deformon kampionatin. Ky kompeticion ka qenë ai që mund të akuzohej më pak për manipulim. Ky do të jetë një...Kjo shoqatë arbitrash nuk e ka ngritur ndonjëherë zërin ka qenë anonime, inekzistente. Ka pasur edhe shumë raste më të dhunshme se kjo dhe ka pasur edhe dënime të arbitrave nga vetë FSHF-ja dhe nuk është ngritur të reagojë. Kjo është sindikatë që i përfaqëson dhe i mbron. Dalja tani ka karakter politik. FSHF nuk do të dalë vetë përballë qeverisë dhe nxjerr arbitrat. FSHF ka të drejtë që kërkon policinë në stadiume, por është fajtore që e solli situatën deri këtu, pasi nuk ka folur deri tani. Ka folur për lekë, por nuk ka ngritur zërin për këtë gjë" tha ai.
Për gazetarin Artan Hoxha, kampionati duhet të ishte ndërprerë, pasi është i trukuar, ndërsa shton se me Kamzën, FSHF-ja lau duart. "Armand Duka sot nxori levën e tij, shoqatën e arbitrave. Kjo shoqata sot duhet të dalë të protestojë kundër FSHF-së, cfarë do të bëjnë do të protestojnë të enjten me ata...? Ky është ligj i miratuar nga Kuvendi në 2017. Tani u kujtuan këta. Tani unë pres që të jenë të protesta tjetër te Kuvendi, pasi vetëm Kuvendi e ka në dorë, neni 51 te ligji për sportin. Cfarë pune kanë arbitrat me policinë, duhet t'ia kërkojnë federatës. Ky kampionat duhej ndërprerë, pasi ishte i trukuar kokë e këmbë. Kamza ishte vendosur në shënjestër për të dalë dhe tani i lanë duart" tha Hoxha.
Z.Eduart Prodani fajtor po qe se eshte Duka ....nuk mbetesh dhe ti pa faj si ish sek,i pergjithshem . Do kisha deshire te ishe dhe ti ne ate post dhe sot ,nuk ma merr mendja se do flisje kunder Dukes . Njeriu eshte mire te mos ndryshoje karakterin e tij sipas interesit...!!!!
PërgjigjuPo cfaj te kan lojtaret qe me kte vendim ju dhiet me m... karrieren. Zhdukni Mziun e klyshat e tij e mos i vrisni kta djem
Përgjigju