KF Kamza është përjashtuar nga gara për Superligën për këtë vit me vendim të Komisionit Disiplinor të FSHF. Pas dhunës ndaj arbitrit Eldorian Hamiti, FSHF nuk ka toleruar ekipin e Kamzës duke e zbritur menjëherë në Kategorinë e Dytë të Futbollit si dhe duke e dënuar me gjobë një milion lekë .
Ndërkohë nuk kanë munguar as dënimet maksimale për ''kokat'' e klubit të Kamzës të cilët u arrestuan pak ditë më parë, pas ndeshjes Kamza- Laçi e cila degjeneroi në dhunë ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.
Presidenti i klubit, Naim Qarri dhe drejtori sportiv, Andi Matraxhiu janë dënuar me nga 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet sportiv si dhe me nga 100 000 lekë gjobë, ndërkohë shefi i klubit, Alber Bana është dënuar me 18 muaj pezullim dhe gjobë 100 000 lekë. Pak më parë Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest shtëpie për presidentin ndërkohë për Matraxhiun dhe Banën Gjykata e Tiranës caktoi 'detyrim paraqitje' për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit kryesor të ndeshjes Kamza- Laçi, e luajtur të dielën.
Sipas vendimit, argumenti i cili përdor Komisioni i Disiplinës për dënimin e KF Kamza është dështimi për organizimin e ndeshjes duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes si dhe moszbatimi i rregullave të sigurisë. Nga dita e sotme, të gjitha ekipet të cilat ishin parashikuar të luanin me Kamzën sipas kalendarit të Superligës do të bëjnë ditë pushim, ndërkohë do të marrin në tavolinë fitoren 3-0 siç parashikon dhe rregullorja.
Pas ndeshjes Kamza- Laçi, FSHF dhe Policia patën një seri përplasjesh nëpërmjet deklaratave për sa i përkiste incidentit por në fund mesa duket 'kurban' është bërë Kamza dhe zyrtarët e saj. Nuk është hera e parë që FSHF merr masën drastike të përjashtimit nga kampionati elitar të një ekipi, më 2014 përjashtoi Bylisin e Ballshit.
Tani te shkojne te protesojne te "Shtepia e Lirise" se Lulshalngjiturit e Salih Bejmalokut. Te pakten te morin noi kocke.
Përgjigjuju lumte-fshf
Përgjigju