Futbolli shqiptar në kaos, ndërpritet kampionati. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar ka vendosur që të bojkotojë ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar pas dhunës ndaj gjyqtarit kryesor në sfiden Kamza-Laçi. Shoqata deklaron se arbitrave u rrezikohet jeta dhe se nuk do të rikthehen deri kur policia e shtetit të rikthehet në stadiume. Kamza u përjashtua nga gara.
Vendimi i sotëm i arbitrave erdhi pas luftës së ftohtë me deklarata mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Policisë së Shtetit. FSHF-ja deklaroi se nëse policia nuk kthehet në stadiume për mbarëvajtjen e sigurisë do të ndërprisnin kampionatin, por policia reagoi duke sqaruar se që prej vitit 2017, nuk kanë më punë në stadiume.
Është policia private ajo që përgjigjet për sigurinë, e kontraktuar nga ekipi organizator. Por mbrëmjen e sotme erdhi lëvizja e papritur e arbitrave duke bojkotuar dhe ndërprerë kampionatin.
Deklarate per shtyp
Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar, e tronditur pas ngjarjes së dhunës ekstreme ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorjan Hamiti në Kamëz, ka marrë sot vendimin e saj për të bojkotuar ndeshjet e futbollit në nivel kombëtar. Duke parë që nga java e parë e kampionatit dhe deri në të fundit ne ndjehemi të pasigurtë, sot ne vendosëm të themi: Mjaf! Mjaft më me kërcënime, fyrje e sharje. Mjaft (dhe kjo është shumë më serioze dhe e rrezikshme) me dhunë e ç’është më e rëndësishmja, mjaft më me pasiguri për jetën.
Njëzëri arbitrat mendojnë se eksperimenti i deritanishëm për largimin e Policisë së Shtetit nga stadiumet e futbollit ka dështuar. Zëvëndësimi i tyre me polici private është një dështim tjetër tashmë i konsumuar. Ashtu siç nuk kemi se ç'të presim më edhe nga eksperimenti tjetër i zbatimit të ligjit, i cili ka dështuar plotësisht, përderisa autorët e dhunës janë liruar sot, edhe se pamjet filmike janë shumë të qarta dhe media ka katër ditë qe e ka në qëndër të vëmëndjes këtë ngjarje.
I kërkojmë klubeve anëtare në FSHF të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në vendimin që ne kemi marrë, kjo sepse vendimi që ne kemi marrë është e vetmja rrugë që gara të jetë sa më e vërtetë dhe korrekte. Mjaft u eksperimentua. Ne kemi vendosur të mos luajmë me jetën tonë. Kështu nuk do të kthehemi për të gjykuar, deri sa të ndjehemi të sigurtë dhe Policia e Shtetit të kthehet në stadiume dhe autorët e dhunës të ndëshkohen. Shoqata Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar
Mos edhe kety ka dore Rusia?!
PërgjigjuHahahahahaha Arbitri...E jëma e Petraqis! Hahahahahaha!
jot ëmë ka dorë këtu!
E prishet vete me paxaret qe beni
PërgjigjuPanxhar sheqeri