KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar përjashtimin e Kosovës nga stërvitja ‘Defender 2023’. Në një intervistë për Bloomberg, Kurti e ka quajtur këtë veprim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të padrejtë. Ai thotë se kritikat e aleatëve janë të padrejta për situatën në veri të Kosovës. Kurti u shpreh se Beogradi duhet ta bëjë hapin e parë drejt çtensionimit të situatës duke ndërprerë mbështetjen për milicinë fashiste.
“Sa herë që ShBA-të kërkojnë diçka prej nesh, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si. Përjashtimi nga ushtrimet nuk është i drejtë", tha Kurti.
“Ne nuk mund t'i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme. Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”, vijoi ai.
Tensionet në veri filluan pas vendimit të qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se ulja e tensioneve, mbajtja e zgjedhjeve të reja në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe kthimi në tryezën e bisedimeve janë kërkesat e tyre kryesore.
Për shkak se Kurti nuk iu bind kërkesave ndërkombëtare për të tërhequr policinë nga zyrat komunale, në mënyrë që të uleshin tensionet, SHBA mori masën për ta përjashtuar Kosovën nga stërvitja Defender 2023. Ky është ndëshkimi i parë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën kundër Kosovës, ndërsa SHBA dhe BE kanë paralajmëruar masa të tjera nëse palët nuk ulen në tyrezën e bisedimeve. Këtë qëndrim e konfirmoi edhe zëdhënësi i lartë i BE-së, Peter Stano për Report Tv.
Edhe Shqipëria po përpiqet të kontribuojë në uljen e tensioneve. Të enjten, Rama prezantoi drafin-statutin për Asociacionin të komunave në veri të Kosovës duke përmendur si pikë kryesore ribërjen e zgjedhjeve. Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë pikë e draftit që siç bëri me dije Rama, do të jetë në tryezën e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Kosova e konsideroi se ka zero rëndësi, pasi nuk kanë nevojë për ndërmjetësues vetëm për mbështetje në arenën ndërkombëtare.
Albin kurti mund t'krahasohet me Skenderbeun. Albin kurti asht nji Legende. Amerikanet Jane kurva qe gjithmon kan mbrojtur komunizmin dhe sllavet, gjithmo kan Ken kundra Shqiptarve te ndershme, Amerikanet kan bashkpunu gjithmone me trathtaret komunist. Gjithmon kan vra patriotet Si Mehmet Shpendin, Isa Boletinin, Cerciz Tipullin e mijra te tjere. Zagaret komunist komentojn kundra patriotve. Dami qe kan ba Turqit, Komunistet e Amerikanet Kombit ton nuk ka me u nda kurr.
Përgjigju1.A.Kurti nuk është politikan,por një çoban delesh që numëron se mos luajnë komunat nga vëndi.Politikani mirëfilltë tërhiqet kur ka shumicën e nd/kombëtarve kundër. 2.Nuk mundet që Kosova të mbrohet PËRJETSISHT nga ushtrit Shumëkombëshe,NATO,KFOR.Kaq duhet ta kuptoi A.Kurti dhe Puthadorë e tij. 3.A.Kurti në vitet e qeverisjes së tij i ka marrë direktivat nga Sali Non grata.Edhe për krijimin e L/VV në Tiranë për të rrëzuar Qeverin Rama.. ishte miopi e tij & Sb. 4.ProMemirja e E.Ramës është e drejtë dhe Ajo duhet të zbatohet,pavarësisht se A.Kurti dhe b..lëpirsit e tij nuk e pranojnë.Nuk ka pse E Rama të konsultohet me A.Kurtin kur dihet që ky nuk po dëgjon me kokëfortësi të Çuditëshme SHBA+BE. 5.Asosjacioni do bëhet do apo nuk do A.Kurti e KO. ! 6.A.Kurti në këtë rast po ndihmon A.VUÇIÇ,I cili po ka probleme në vëndin e tij. 7.A.Kurti duhet të japi dorheqjen nëse nuk zbaton direktivat e SHBA+BE..Pasi Ameika nuk do merret gjithë kohën me kokëboshët Shqipëtar. 8.Sb po pret që edhe A.Kurti të shpallet NON GRATA dhe mandej të shpif se gjoja Amerika është kundra drejtuesve Shqipëtar. 9.Dhet thën TROÇ se A.Kurti ka kën në burg Sërbi për 40 ditë për të përgjuar Adem Demaçin që bërë 28 vite..dhe Atje Kurti ka martë "FTOMË NË MUSHKRI PREJ UDB". 10.Me Kurtin dhe Vuçiçin në Kosovë nuk do ket qetësi.Ndaj të 2 duhet të largohen sikurse në Shqipëri Sali Non grata dhe Like Floriri.Vetm kështu shpëton Kosova dhe Shqipëria.Ndlrsa Sërbis nuk do e njohi kurrë Kosovën sa të jet PUTINI PRESIDENT NË KREMLIN. 11.SHBA+(BE pa shtyllë kurrizore) duhet të mbyllin sa më shpejt pa ardhur dimri.. problemet në Kosovë dhe Ukrainë..!
PërgjigjuU marrët të keqen çobanëve të deleve, ai është më idioti që ka nxjerrë kombi ynë që nga pellazgët.