Rama draft për Asociacionin, qeveria e Kosovës: Na duhet mbështetje, jo ndërmjetësues! Zv.kryeministri: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi

Rama draft për Asociacionin, qeveria e Kosovës: Na duhet mbështetje, jo ndërmjetësues! Zv.kryeministri: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi

Albin Kurti dhe Edi Rama

Qeveria e Kosovës nuk e ka mirëpritur draft-statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Në reagimin e bërë nga zyra e kryeministrisë së Kosovës për mediat vendase theksohet se Kosovës i nevojitet mbështetja e Shqipërisë dhe jo ndërmjetësimi me Francën apo Gjermaninë ku Rama ka dërguar draftin e propozuar. 

“Çështja e kryetarëve të katër komunave në veri të vendit është çështje e respektimit të kushtetutës, sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve tanë, që për shkak të bojkotit të diktuar nga Serbia u kishin munguar për plot 6 muaj. Çështja e marrëveshjeve të mëhershme për asociacionin e komunave me shumicë serbe është çështje e funksionalitetit të shtetit të Kosovës, dhe kjo u dëshmua me draftin e prezantuar nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga deputetja e Vuçiqit që synonte një Republikë Serbe në Kosovë dhe së fundmi me Non-paperin e Akademisë së Shkencave dhe e Artit e Serbisë që flet për "Botën Serbe. Në të dy rastet në pyetje është Kosova. Në të dy rastet rreziku është Serbia. Ata që janë të lirë në qëndrime dhe pa ndonjë ngarkesë, e kuptojnë këtë. Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje. Ndërmjetësues kemi shumë ", tha Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës.

Kryeministri Rama prezantoi pak ditë më parë drafin-statutin për Asociacionin të komunave në veri të Kosovës duke përmendur si pikë kryesore ribërjen e zgjedhjeve. Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë pikë e draftit dhe siç bëri me dije Rama, i është dërguar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Ky propozim i bërë nga Rama është kundërshtuar nga opozita, duke e cilësuar si veprim të njëanshëm që mund të acarojë më shumë situatën.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është i nevojshëm një propozim alternativ për Asociacionin. Nga ana tjetër, zyrtarë të Vetëvendosjes në Kosovë e kanë cilësuar si një veprim për të cilin Rama duhet të ishte konsultuar më së pari me Kurtin. Gjithashtu edhe një prej deputetëve të PDK, Hisen Berisha gjatë mbrëmjes së djeshme në lidhje ’skype’ për Report TV tha se për drafte të tilla duhet të ishte diskutuar në mbledhjet e përbashkëta të qeverive.

Bashkimi Evropian sot në një reagim zyrtar, e vlerësoi draftin e paraqitur nga Rama duke e cilësuar si tekst të shkruar me seriozitet dhe cilësi të lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:26
Rama draft për asociacionin, zv.kryeministri i Kosovës: Nuk kërkuam ndihmë, ka zero rëndësi

1680770289_bis.jpg

Qeveria e Kosovës nuk po e mirëpret draft statutin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kryenegociatori në bisedime me Serbinë, Besnik Bislimi ka thënë se ky draft ka zero rëndësi.

Kosova nuk kërkoi ndihmë sa i përket hartimit të një draft statuti për Asociacionin, e rrjedhimisht, nuk ka relevancë propozimi i kryeministrit Rama, konsideron zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai në një intervistë për Al Jazeera Balkans ka thënë se këto negociata janë mes Kosovës dhe Serbisë dhe në rast se kanë nevojë për përkrahje, do të kërkonin ndihmë.

“Diskutimet apo negociatat janë mes Kosovës dhe Serbisë drjet normalizimit të marrëdhënieve. Këto negociata janë mes kosovarëve dhe serbëve. Nëse përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë nevojë për përkrahjen nga miq dhe ndërkombëtarë…në këtë pikë ne nuk kërkuam që dikush të na ndihmojë për draft statutin. Për këtë arsye, nga përspektiva ligjore ky propozim ka zero relevancë.” – ka deklaruar ai.

B.V/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 10/06/2023 09:35

    Albini akoma nuk e ka kuptuar cfare do te thote izolim..!! E izoloi Enver Hoxha Shqiperine dhe perfunduam rreckamane, edhe pse duhet thene qe cdo gje prodhohej ne Shqiperi. Kur them cdo gje e kam fjalen cdo gje, derisa u arrit te prodhohej dhe autobus Made in Albania (mire apo jo aq mire, s'ka rendesi). Por dhe nje gje qe ishte shume e rendesishme ne kohen qe Hoxha izoloi Shqiperine ishte qe nga ana ushtarake ishte deri ne fyt me armatime, rezerva ushqimore dhe shume e shume fortifikime. Aq sa ne cdo pallat te ndertuar, poshte bodrumi ishte nje vendestrehim ne rast bombardimi.. Prandaj Albini duhet te jete trim sic edhe eshte, por dhe i zgjuar sic nuk Po tregohet. Nuk e ke luksin te izolohesh. Kosova eshte e varur 80-90% nga jashte, ashtu sic eshte dhe Shqiperia. Dhe kur thoni qe presim mbeshtetje nga Shqiperia keni te drejte. Por ju a u konsultuat me Shqiperine per veprimet qe ndermoret?! Meqe e konsideroni Shqiperine vendim Ame!!! Apo dhe ketu nuk ju plas shume sepse ishte Rama qe ju nuk e parapelqeni dhe jeni te gatshem te izoloheni edhe nga Shqiperia?! Albini, dhe te gjithe shqiptaret duhet ta dine qe pa SHBA kombi shqiptar sot nuk do egzistonte. DHE historia e mbrojtjes nga SHBA fillon qe ne vitin e larget 1920, me presidentin Wilson qe nderhyri mos ta gjymtonin akoma me shume kete cope Shqiperi qe ka mbetur. Sepse mbase as Kosova sot nuk do egzistonte pa presidentin Wilson, dhe si rrjedhoje dhe te tjeret mbrapa duke arritur kulmin me presidentin Clinton.. Kujdes Albin! Nuk e thote populli kot shprehjen duke i vendosur te dyja fjalet ne shprehje: Trim dhe i zgjuar!!!

    Përgjigju
  • Niku: 10/06/2023 09:00

    Kurti ben te fortin nga injoranca qe ka ,, thote mire nje komentues me poshte "Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet"..

    Përgjigju
  • Arben: 10/06/2023 08:36

    Ashtu sic konkuron LVV ne Shqiperi, ashtu duhet edhe PS ne Kosove te rregjistrohet! Te marre PS edhe ne Kosove pushtetin dhe cdo gje do shkoje mire pastaj! Sepse PS eshte mike me SHBA dhe triumfon kudo, sic triumfon edhe demokracia amerikane neper bote!

    Përgjigju
  • Kosova: 10/06/2023 05:18

    Ramsit nuk i kerkuan ndihme kshuqe bravo kurti per qendrimin dhe integritetin qofte dhe i gabuar,Rama futi hundet pa ja kerkuar njeri dhe del antipatik

    Përgjigju
    • Tani: 10/06/2023 09:15

      Po ju jeni shume te zot ne fakt,,, Sa here qe ngrihen serbet ne revolt ju futeni posht krevatit si minj,, pa ndihmen e usa,be , dhe shqiperis kosova do ishte rrembyer nga serbet prandaj mos beni kot pa lidhje te fortin kur e dini sh mire qe jeni 0.

  • guri: 10/06/2023 04:48

    rama te laje e fshije tiranen se na mbyti pluhuri....te shpelafte mortja o edi rama..o pis...

    Përgjigju
  • Ben: 10/06/2023 04:32

    Besniki nuk pranon nderhyrje

    Përgjigju
  • Patriot: 10/06/2023 03:42

    Të futemi në lufte Sikur Zelenskua nuk fitojne gje , se nuk marrim dot me shume , e vetmja metode eshte kordinimi , pra paqe dhe kordinim me ane të ekonomise , Serbia e dobett ekonimikisht jep pafuqi politike , sa për Kosoven Albin Kurti e di që Kosova eshte vetëm një dege e trungut shqiptar , pasi ka dege në Maqedoni Mal Zi Greqi Deri në Kostandinopoje e Egjiptian verior andë Itali Jugore, por Albin Kurti ka të drejte ka ardhur koha në 2023 të kete njohje perdundimtare de facto de juris për kosoven ! Serbia vetëm do të fitoje “kohe” duke pritur një fitore të rusise dhe duke shtyre marveshjen për zgjedhjet në USA , Kurti duhet të mos nxitohet as të mos ngadalsohet , Serbia aty do jetë , edhe Rusia po ashtu , pyetja lind a do jetë Rusia e 2025 Sikur Rusia e 2018 ? Jo do jetë e lodhur nga lufta , do jetë shume me larg sesa Kina princesha e re e dragoit ekonomik , kind pyetja nese Ukrahina në 1990 ishte pro ruse dhe nderronte edhe gjinine për Rusine sot ajo po “derdhet” nga Rusia në mos qoftë ndonje kurth që perendimi te mbaroje fuqizimin me arme dhe te jene bashke Rusi dhe Ukraine pra dy ish popuj miq dhe kusherinj, ndaj sot Albin Kurti duhet te kerkoje njohje por edhe te rrise buxhet ushtarak 2023-2024 me 5% GDP po ashtu Kosova te kerkoje në NATO! Sot as RAMA as Albini nuk e dine cfare gatuhet nga gjella , RAMA duket me shume inteligjent dhe snajperist , Albini duhet me shume I intuites dhe I rexhur mosbesimi, ndaj vetëm bashke dhe me koordinim mundet te dalim win - win nga keto kohe. Sigurisht besoj Kurti e do asosacionin por do edhe njohjen , EU nuk do ta humbe Serbine kur në fakt Serbia logjistikisht eshte shtet I pavlere qoftë nga vendodhja apo qoftë nga e ardhmja , sot nuk eshte qudi ne 2035 me kete ritem edhe vet Serbia të ndahet ne pro union serb me rep.serpska dhe shoke dhe pro Serbise perendimore pra nuk eshte aspak çudi ne politike cdo gje ndodh ! Sot ne 2023-2030 me te fituarit nga lufta ne Ukraine dalin Britaniket njerezit me inteligjent dhe Kina që merr titullin princesha e re gjeopolitike dhe India etj por keto dy te parat jane win win win pra super fituese ! RAMA e ka kuptuar që për tu fut në BE duhen 6 vende bashke jo një + një + një , për mua duhet Albani Montengro futen në 2024 bashke dhe Serbia NMacedonia dhe Bosnia dhe Kosova të futen bashke në vazon tjeter !!!!

    Përgjigju
  • Linda: 09/06/2023 22:33

    Çna ka gjet me kete çmendurak.....!!!

    Përgjigju
  • Durres: 09/06/2023 22:26

    Kurr mos daçi !!! Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjet !!

    Përgjigju
    • Dorian: 10/06/2023 07:39

      Tamam. Po te kishin pas men kta skishin harrit ne ate pik. Rama i hodhi nje litar e kta ne vend ta perdorin per te dal nga gropa qe hapen vet po e perdorin si lak me u myt.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave