Të papranueshëm e quajti Jorida Tabaku vendimin e Komisionit të Etikë spër të përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun pasi hodhën shishe uji e vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama në seancën ku u votua reforma territoriale. Gjatë fjalës së saj në konferencën e Kryetarëve, Tabaku tha se vendimi është në shkelje të rregullores, pasi përjashtimi me 60 ditë parashikohet vetëm në raste të caktuara, si psh kur në sallë lëshohen lëndë piroteknike.
“Vendimi për përjashtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Balliu, i papranueshëm dhe në shkelje të Rregullores. Dua t’ju kujtoj, zoti kryetar, se vendimi i Komisionit të Etikës, i marrë ditën e djeshme, është në shkelje të plotë të Rregullores. Madje, ai tregon se nuk ka asnjë vlerësim dhe asnjë ndjeshmëri për zbatimin e saj.
Përjashtimi për 60 ditë është i përcaktuar qartë në Rregullore dhe zbatohet vetëm në raste të caktuara. Vendimi për përjashtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është i papranueshëm. Besoj se ky vendim është në të njëjtën frymë me propozimin që paraqitet sot për të shkelur sërish Rregulloren.
Sa i përket programit të punës, kalendari dhe projektprogrami janë mjaft të ngarkuar. Nuk është se kemi pak projektligje. Interpelancat janë parashikuar, ndërsa buxheti do të vijë për shqyrtim. Për këtë arsye, ne jemi kundër propozimit për ndryshimin e tyre.
Do të ishte e nevojshme që të mos kishim asnjë javë të gjelbër, në vend që të punojmë një javë dhe të mos punojmë javën tjetër. Prandaj, besoj se duhet të fokusohemi te interpelancat që u shtynë herën e kaluar, te projektligjet që u shtynë po ashtu dhe te kalendari që kemi përpara”, tha Jorida Tabaku.
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’/ PS kërkon komision të Posaçëm për kompetencat e bashkive, Balla: Edhe në 2014-ën votuam fillimisht për hartën! Opozita ikën nga Konferenca e kryetarëve: Reformë elektorale, fshin 15 bashki








