Opozita, e cila kundërshtoi shkrirjen e 15 bashkive, ka bojkotuar sot mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutua propozimi i PS-së për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për fazën e dytë të reformës territoriale.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën se humbi mundësinë për një reformë konsensuale, pasi sipas saj, synimi nuk ishte përmirësimi i qeverisjes vendore, por krijimi i një harte elektorale.
“Të jemi seriozë për rolin tonë si deputetë. Nuk besoj se ka vlerë të diskutojmë për të bërë një punë që e kishim për detyrë ta bënim, por që nuk u bë. Tani po ngrihet një komision tjetër, pasi komisioni i parë shërbeu vetëm për të vizatuar hartën. Kjo kërkesë është kopje e asaj që parashikohej në objektin e vendimit të Kuvendit të tetorit të vitit të kaluar. Atëherë ju votuat kundër, ndërsa tani e sillni sërish për votim dhe jeni pro. Kjo nuk është serioze.
Për çfarë arsyeje duhet të marrë pjesë opozita në këtë proces? Ky është një proces që kërkon besim. Komisioni duhej të prodhonte një rezultat të përbashkët, të mbështetur nga të dyja forcat politike. Në korrik të këtij viti, ne kërkuam që këtij komisioni, me këto objektiva, t’i shtyhej afati i veprimtarisë. Ju nuk pranuat. Kërkuam që komisionit t’i jepeshin edhe tre muaj kohë, pikërisht për të përmbushur këto detyra, por ju e refuzuat. Tani propozoni të njëjtën përmbajtje dhe të njëjtat objektiva.
Procesi kërkonte që produkti i miratuar javën e kaluar të ishte konsensual, në mënyrë që të vazhdohej me një paketë ligjore që do të synonte shëndoshjen e financave publike, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e kapaciteteve dhe përfitimin nga fondet e kohezionit. Reforma që kemi bërë, zoti kryetar, është e njëjtë me atë të vitit 2015. Ajo prek vetëm një nivel të qeverisjes.
E keni kthyer Kuvendin në tallje. Kërkesat që keni refuzuar 3 muaj më parë i sillni këtu copy-paste dhe kërkoni t’i votoni”, tha Tabaku në mbledhje.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ftoi opozitën të bëhej pjesë e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. Lidhur me zhvillimet në Konferencën e Kryetarëve, Balla tha se nuk e kuptoi qëndrimin e opozitës, pasi përfaqësuesit e tyre u larguan nga Konferenca pa dëgjuar asgjë.
“Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Ishte një deputete aty që parashtroi qëndrimin e PD-së. Uroj që deri të enjten të ketë reflektim. Kolegia iku pa dëgjuar përgjigjen për diskutimin që është bërë në korrik. Në korrik kërkesa u parashtrua gabim, pasi nuk u parashtrua në momentin e duhur. Edhe në 2014-ën në fillim kemi votuar hartën, pastaj kemi punuar për 4 shtyllat e tjera, përfshi kuadrin ligjor dhe financat vendore. Opozita, edhe për të qenë koherente me ato që kanë kërkuar e propozuar, duhet ta vazhdojë. Që ditë më parë, në emër të mazhorancës, si kryetar i Grupit unë u kam thënë që ‘ne do të vijmë me propozimin për të vijuar punën. Bujrum, hajdeni, mos e lini karrigen bosh’”, tha mes të tjerash Balla.
Lajmi në përditësim....
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar kryebashkiakun demokrat të Kavajës një bastexhi të rëndomtë.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku pyeti Ballën nëse Kavaja do të ishte një bast i humbur për PS edhe pas bashkimit me Rrogozhinën, duke cituar kryebashkiakun Fisnik Qosja i cili ka deklaruar se do i fitojë sërish zgjedhjet në vitin 2027.
Pyetjes së gazetares Balla iu përgjigj duke thënë se Fisnik Qosja ‘vendos baste në mënyrë të paligjshme’ dhe se ai vullnetin e popullit të Kavajës nuk e zbriste ‘në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë’.
Gazetarja Danjela Maloku: Zoti Balla, meqë përmendët vetë Kavajën, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka deklaruar se edhe me bashkimin me Rrogozhinën do ta fitojë bashkinë. A do të jetë një bast i humbur i juaji Kavaja?
Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla: Ky vendos baste në mënyrë të paligjshme. Unë vullnetin e popullit të nderuar të Kavajës nuk zbres në nivelin e një bastexhiu të rëndomtë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se PS mbështet fuqishëm votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhje.
Sipas Ballës, do të ishte perfektë që votimi dhe numërimi elektronik të aplikohej vitin e ardhshëm në zgjedhjet lokale në Bashkinë Tiranë, si bashkia më e madhe e vendit.
“Le t’ua lëmë përfaqësuesve tanë në KQZ përcaktimin e bashkive. PS e mbështet fuqishëm përdorimin e teknologjisë. Kanë mjaftuar disa palë zgjedhje, për të konfirmuar se dalja menjëherë e rezultatit të zgjedhjeve, për të përcaktuar vullnetin e votuesve, është diçka e domosdoshme. PD në disa palë zgjedhje ka dhënë dakordësinë dhe nuk ka pasur ankesa për cilësinë dhe sigurinë e votimit elektronik. Në vitin 2025 ka pasur votim elektronik në Vorë dhe në njësinë nr.10 në Tiranë. Bashkia Tiranë do ishte perfekte për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Por vendimmarrjet në KQZ janë vendimmarrje të përfaqësimit politik, ku njëra palë ka të drejtë të bllokojë palën tjetër. Por unë mendoj se dhënia fund e atij numërimi që zgjat me ditë me radhë, është e domosdoshme”, tha mes të tjerash Balla.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se nuk arriti ta kuptonte qëndrimin e PD-së për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
Sipas Ballës, përfaqësuesit e opozitës u larguan nga salla pa dëgjuar asgjë. Ai kërkoi reflektim nga deputetët e opozitës dhe e ftoi PD-në që të bëhet pjesë e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
“Nuk e kuptova qëndrimin e PD-së. Ishte një deputete aty që parashtroi qëndrimin e PD-së. Uroj që deri të enjten të ketë reflektim. Kolegia iku pa dëgjuar përgjigjen për diskutimin që është bërë në korrik. Në korrik kërkesa u parashtrua gabim, pasi nuk u parashtrua në momentin e duhur. Edhe në 2014-ën në fillim kemi votuar hartën, pastaj kemi punuar për 4 shtyllat e tjera, përfshi kuadrin ligjor dhe financat vendore. Kur këta të PD-së nuk kanë qenë në Parlament në vitin 2020, ne kemi votuar një ligj për rajonet dhe në bazë të atij ligji kemi ngritur edhe shërbimet për rajonet. Ka pasur propozime nga deputetë që kjo nuk ka qenë produktive, hajde ta diskutojmë. Opozita, edhe për të qenë koherente me ato që kanë kërkuar e propozuar, duhet ta vazhdojë. Që ditë më parë, në emër të mazhorancës, si kryetar i Grupit unë u kam thënë që ‘ne do të vijmë me propozimin për të vijuar punën. Bujrum, hajdeni, mos e lini karrigen bosh’”, tha mes të tjerash Balla.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se PD do të mbledhë Grupin Parlamentar në ditët në vijim, për të vendosur nëse do të bëhet pjesë e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kryesia e Kuvendit, Tabaku tha se Reforma Territoriale e miratuar nga PS, nuk kishte si qëllim mirëqenien e qytetarëve, por sipas saj u bë për llogari elektorale.
Ajo tha gjithashtu se e enjtja e kaluar, kur u miratua me 85 vota në Kuvend Reforma Territoriale, ishte një ditë zie për bashkitë që u shkrinë.
“E njëjta kërkesë, me të njëjtën përmbajtje të Komisionit të Territoriales që përfundoi në mënyrë të njëanshme duke hequr 15 bashki të enjten e shkuar, ishte sjellë sërish në seancën e sotme. Për mua veçse është tallje me Kuvendin e qytetarët, është edhe minimumi i seriozitetit që Grupi i PS kishte sot. E enjtja e kaluar ishte një ditë zie, për bashkitë që u fshinë me një të rënë të lapsit. Këta sjellin po të njëjtin përmbajtje të Komisionit të Reformës. Duhet të fillonte puna me kompetencat dhe përgjegjësitë dhe harta duhet të ishte produkt i këtyre ligjeve. Opozita do të ketë mbledhjen e Grupit Parlamentar para seancës, por unë sot mbajta qëndrimin edhe në emër të grupit. Nëse ne ishim në një Komision që nuk i bëri detyrat, nuk e di pse duhet të ulememi në një tjetër komision.
Procesi kishte si qëllim vetëm llogaritë elektorale. Të njëjtin fat kishte edhe reforma e 2014-ës. Unë kam pasur një komunikim të gjatë edhe me Komisionin Europian. Ju patë dje edhe raportin që doli nga Kongresi i Autoriteteve Lokale, që këtë proces nuk e konsiderojnë një proces ligjor dhe sipas praktikës më të mirë të BE-së. Sot në Shqipëri opozita e ka të pamundur të ushtrojë funksionin e saj. Ka një propozim nga shumë kolegë që kërkojnë që ta ndjekim procesin ligjor për ‘Territorialen’ edhe në Gjykatën Kushtetuese. Nesër Grupi do marrë edhe një vendim edhe për këtë. Por ne kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, i cili u shkel me të dy këmbët nga mazhoranca. Ne duhet patjetër që të jemi nëpër institucione, sepse nuk jemi për PS, por për qytetarët”, tha mes të tjerash Tabaku.

Të papranueshëm e quajti Jorida Tabaku vendimin e Komisionit të Etikë spër të përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun pasi hodhën shishe uji e vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama në seancën ku u votua reforma territoriale. Gjatë fjalës së saj në konferencën e Kryetarëve, Tabaku tha se vendimi është në shkelje të rregullores, pasi përjashtimi me 60 ditë parashikohet vetëm në raste të caktuara, si psh kur në sallë lëshohen lëndë piroteknike.
“Vendimi për përjashtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe deputetit Balliu, i papranueshëm dhe në shkelje të Rregullores. Dua t’ju kujtoj, zoti kryetar, se vendimi i Komisionit të Etikës, i marrë ditën e djeshme, është në shkelje të plotë të Rregullores. Madje, ai tregon se nuk ka asnjë vlerësim dhe asnjë ndjeshmëri për zbatimin e saj.
Përjashtimi për 60 ditë është i përcaktuar qartë në Rregullore dhe zbatohet vetëm në raste të caktuara. Vendimi për përjashtimin e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është i papranueshëm. Besoj se ky vendim është në të njëjtën frymë me propozimin që paraqitet sot për të shkelur sërish Rregulloren.
Sa i përket programit të punës, kalendari dhe projektprogrami janë mjaft të ngarkuar. Nuk është se kemi pak projektligje. Interpelancat janë parashikuar, ndërsa buxheti do të vijë për shqyrtim. Për këtë arsye, ne jemi kundër propozimit për ndryshimin e tyre.
Do të ishte e nevojshme që të mos kishim asnjë javë të gjelbër, në vend që të punojmë një javë dhe të mos punojmë javën tjetër. Prandaj, besoj se duhet të fokusohemi te interpelancat që u shtynë herën e kaluar, te projektligjet që u shtynë po ashtu dhe te kalendari që kemi përpara”, tha Jorida Tabaku.









Komente
Komento