Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari i skandaleve Piro Sota! Liroi vrasësin e Sabrina Bengajt, 4 vrasësit e Pelivan Sinanrrapajt dhe Avni Gashit! U hapi qelinë kokave të drogës

Segmente të kalbura të drejtësisë shqiptare vijojnë të prodhojnë tragjedi njerëzore me vendime të dyshimta. Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti Elton Meta është rrjedhojë e vendimmarrjeve të prokurorit Çlirim Sina dhe gjyqtarit Piro Sota, të cilët i hapën derën e burgut  Elton Metës, i arrestuar dhe i izoluar si një rrezik potencial për vrasje. Vetëm një ditë pasi Elton Meta vrau i ish bashkëshorten Sabrina Bengaj, gjyqtari që e kishte liruar nga burgu, Piro Sota, është përjashtuar për 15 vjet nga drejtësia shqiptare.

Paraditen e 9 shtatorit, pra dy ditë më parë, Komisioni i Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici, përjashtoi gjyqtarin e Fierit nga drejtësia, pas vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen, një lëvizje kjo për t’i shpëtuar përballjes me Vetingun. Procesi i verifikimit për Piro Soton kishte nisur që në qershor të vitit 2020.

Piro Sota ka vendosur për lirimin e Elton Metën nga burgu në 26 korrik 2021, ndërsa KLGJ-ja ka informuar 2 ditë më pas, pra në 28 korrik, Komisionin e Vetingun se gjyqtari kishte dhënë dorëheqjen.

Ndryshe nga prokurori Çlirim Sina, i cili nuk është denoncuar më parë për vendimmarrje për të dyshimta, Piro Soto është një personazh i lakuar në sistemin e drejtësisë për vendime skandaloze, ndërsa duket e çuditshme se si ky gjyqtar i ka shpëtuar shkarkimit për vite me radhë.

Në 31 janar të këtij vitit, gjyqtari Sota liroi nga burgu tre të akuzuar për vrasjen e 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj. Të liruarit janë Ferdinand Merkaj, Fitim Zekaj e Festim Alimerkaj, me argumentin se nuk paraqesin ‘rrezikshmëri shoqërore’. Për 3 të dyshuarit prokuroria kërkoi masën arrest me burg për ngjarjen e rëndë në Ballash, duke paraqitur pamje filmike dhe dëshmi për dhunën që i shkaktoi më pas vdekjen të ndjerit, por gjyqtari Sota i la jashtë dyerve të burgut.

Pas publikimit të skandalit në media, Gjykata e Fierit u vu në lëvizje, duke rikthyet në burg të akuzuarit për vrasjen e Ferdinand Merkajt.

Në tetor të vitit 2019, Piro Sota, liroi nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit, Sardian Sulejmanin, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Avni Gashit në tetor 2005 në Tiranë si dhe për dy atentate ndaj kreut të bandës, Lul Berisha, pas përçarjes së bandës. Sota i fali 5 vite burg Sulejmanit, me argumentin se ka babanë vetëm.

Në shtator të vitit 2018, Sota liroi nga burgu me kusht Ermal Hoxhën, nipin e diktatorin Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për trafik droge, konkretisht për dosjen ‘Xibraka’. Ermal Hoxhës i kishin mbetur edhe 1 vit e 8 muaj burg, por gjyqtari Piro Sota i hapi derën e burgut.

Gjyqtari Piro Sota ka marrë pjesë edhe në lirimin nga burgu të Fatmir Kajollit, mikut të Fatmir Mediu, i dënuar në Itali dy herë me 40 vite burg si pjesë e një organizate kriminale të narkotikëve. Fatmir Kajolli nuk bëri më shumë se dy vite burg në Shqipëri falë gjyqtarit Piro Sota. Ky i fundit mori tre vendime duke i ulur vitet i burgut Kajollit deri kur e liroi nga qelia më 19 mars 2018. Sota liroi Kajollin duke e cilësuar të kryer dënimin e tij, pasi sipas tij kishte qëndruar 2 vjet në qeli, kishte përfituar dy vjet nga amnistia, kishte përfituar 90 ditë ulje dënimi për sjellje të mirë dhe i llogariti edhe kohën e paraburgimit.

Në vitin 2015, gjyqtari Piro Sota i ka hequr nga lista e personave në kërkim Thoma ose Armand Shkurti, i dënuar me 12 vite burg për “Shfrytëzimi i prostitucioni”. Më parë, Piro Sota i ka njohur Armand Shkurtit njohjen e shlyerjes së dënimit, pa bërë asnjë ditë burg, pasi kishin 10 vite dhe Shkurti nuk ishte kapur nga policia.

Gruaja që filmoi ish- kreun e Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi, i cili i kërkonte favore seksuale që të jepte jë vendim në favor të saj, ka akuzuar Piro Soton se ka bashkëpunuar me Boçin për t’i mbyllur dosjen. Dhe në fakt, Guximtar Boçi i shpëtoi ndëshkimit falë Gjykatës së Fierit.

Në vitin 2014, Piro Sota u denoncua nga Saimir Tahiri, në atë kohë ish ministër i Brendshëm, për lirim nga burgu të të arrestuarave nga policia për vjedhje. Në qershor të këtij viti, gjyqtari i Fierit, Piro Sota, u akuzua nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi për lirimin një personi të arrestuar për armëmbajtje pa leje, në bashkëpunim me prokurorin Erind Rahovica. Duke se vendimi i denoncuar nga ministri Çuçi ishte një vendim rutinë e gjyqtarit Piro Sota.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:24
Prokurori dhe gjyqtari i hapën dyert e burgut vrasësit të 23-vjeçares në Fier, ILD nis hetimin në lidhje me veprimet e magjistratëve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet në lidhje veprimet e dyshimta për lirimin nga burgu të vrasësit, të 23-vjeçares Sabrina Bengaj në Zhupan të Fierit. Në një njoftim të shkurtër në mediat sociale, ILD bën me dije se po vlerësohet rasti dhe të dhënat që janë publikuar në media në lidhje me veprimet e magjistratëve.

'Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjeçareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.'- njofton ILD.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cimi: 12/09/2021 22:16

    Ky Sota liroi nipin e Enverit, Ermalin per droge. Merreni dhe futeni kete qelbesire ne burg, te kalbet brenda. Kontrolloni dhe pasurite e ketij palo gjyqtari.

    Përgjigju
  • Iris: 12/09/2021 00:25

    Eshte nje shprehje /tulle,tulle behet mur/.Shume faktore ndihmuan ne keto vendime:vrimat,mungesat,interpretimet e ligjit;doktore qe japin raporte te dyshimta;avokate e prokurore qe vrapojne kush e kush me pare t'ju sherbejne sa me shpejt e sa me mire te akuzuarve;paaftesia e shtetit per t'i mbajtur nen kontroll te rrepte levizjet,veprimet,zoterimin e armeve nga kriminelet,por dhe mungesa e kontrollit dhe e pergjegjesise penale ndaj njerezve te institucioneve te ndryshme qe cojne ne keto pasoja dhe te fundit jane gjyqtaret si ky Sota qe duket me shume si pergjegjes sektori ne kooperative,se sa si gjyqtar,qe jane muri ku perplas koken krimineli dhe viktima.Pasojat e kesaj perplasje,te fituarit dhe te humburit shihen perdite.

    Përgjigju
  • DELIRANT KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/09/2021 18:21

    Ore a ka shtet Shqipria ? ? ? Po ky pisi Piro Sota është majmur duke mar miljona e ju e përjashtoni nga padrejtësia po ça humbet ky bastard me emrin Piro Sota ky nuk humbet asgjë. Ky duhet urgjentisht të futet në burg e ti sekuestrohet pasuria. E sa të jet gjall mos të dali nga burgu. Kjo është drejtësi o shtet leshi përsheshi.

    Përgjigju
  • liku: 11/09/2021 17:18

    Te hetohet ky gjyqtar kriminel qe liron nga burgu kriminelet

    Përgjigju
  • Ali: 11/09/2021 17:05

    Nuk ka denim per keta bashkepunetoret me kriminelet. Qekan keput. E paskan perhashtuar. Jo mor jo, Ne nos denim nje gjobe te rende.

    Përgjigju
  • Alb: 11/09/2021 16:32

    Kur ka te till gjykatesa qe lirojn vrases kriminel pse njerzit e kan te veshtir te besojn qe dhe shendetsia eshte e mbushur me doktor te till qe hiqen sikur i duan te miren popullit dhe askush sflet se ca perfitimi ekonomik ka sjell covidi vaksinat etj ne industrin e ketyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja