Përjashton Albin Kurtin dhe 46 deputet të tjerë nga listat për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, kërcënohet kryetarja e KQZ-së

Përjashton Albin Kurtin dhe 46 deputet të tjerë nga listat për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, kërcënohet kryetarja e KQZ-së

Kryetarja e KQZ-së Kosovë, Valdete Daka

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka gjatë një konferencë për mediat vendase ka thënë se akuzat e partive politike në adresë të institucionit që drejton dhe vetë janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e pavarur me qëllim të pamundësimit të zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi.

“Akuzat e partive politike, në adresë të KQZ-së dhe në adresë time personalisht, janë ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e institucionit, për ta pamundësuar zbatimin e Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi”, ka thënë Daka në konferencë.

Ajo ka thënë se kërcënimet publike të bëra ndaj saj janë të rrezikshme dhe të paprecedenta dhe përbejnë shqetësim për familje e saj.

“Kërcënimet publike ndaj meje dhe shqetësimet që po i përjeton familja ime, janë të paprecedente dhe të rrezikshme”, ka shtuar Daka.

Kjo konferencë e Dakës vjen pas deklaratave të mbrëmshme të zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se Valdete Daka po vepron kundër Albin Kurtit.

“Personi i cili ne KQZ po ndikon qe edhe kërkesa me qene sugjestive dhe kundër Albin Kurtit është Valdete Daka. Ata kurgjo nuk po zbatojnë (KQZ), po dojne eliminim politik”, ka thënë Konjufca gjatë një emisioni. “Kjo nuk është gjë tjetër pos përpjekja e fundit për të kapur shtetin”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.

Daka tutje ka deklaruar se çdokush që ka ankesa mund t’iu drejtohet organeve kompetente.

Ditën e djeshme u bë publik fakti që kreu i LVV-së Albin u përjashtua nga lista e kandidatëve për garën për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë. Pas këtij lajmi kanë reaguar shumë mbështetës të Kurtit, duke pretenduar që kjo është e qëllimshme dhe nuk ka baza juridike. Edhe Kurti ka reaguar lidhur me këtë publikim, duke thënë se nuk është në dijeni dhe se vazhdon të jetë pjesë e listave.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 22/01/2021 09:26

    Pse tentohet per fajet e veta,te faj esoet dikush tjeter,Rasti aktual te 47 kandidatet me konflikte ligore qellimisht kandidohen per deputet, qe te krijohet problemi i pa qenur.Keshtu, tash "fajesohet" zonja Daka,sikur ajo na qenk a ligji mbi ligjin.jo ata kandidatet qe kerkojne te jene mbi ligjin.Ky eshte "mekati"i Dakes dhe qellimi i kandidateve.jo vetem i Albinit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë