'Përjetë kapiteni ynë', Egnatia kujton Dwamenan me një gjest të veçantë (FOTO)

'Përjetë kapiteni ynë', Egnatia kujton Dwamenan me një gjest të veçantë (FOTO)

Raphael Dwamena

Rrogozhinë - Klubi i Egnatias ka vendosur që të vendosë kapitenin e ndjerë Raphael Dwamena në fanellat e të gjithë futbollistëve. Në mëngën e majtë të fanellës së lojës, rrogozhinasit do kenë të stampuar festimin e ish-sulmuesit dhe inicialet e tij.

"Gjithmonë me ne... Festimi i golit dhe simbolet e kapitenit do jenë të vendosura në fanellat e gjithë futbollistëve. Përjetë KAPITENI jonë...", thuhet në reagimin e Egnatias.

Kujtojmë se mesditën e 11 nëntorit, gjatë ndeshjes së javës së 13-të në Superligë mes Egnatias dhe Partizanit, kapiteni i vendasve, Dwamena u rrëzua në tokë dhe rrugës për në spital ndërroi jetë pas një sulmi kardiak.

Sfida mes Egnatias dhe Partizanit do riluhet nesër në "Arena Egnatia", pikërisht në vendin ku ndodhi tragjedia. Dueli do fillojë në minutën e 24-t, atje edhe ku u ndërpre.

Fanellat e reja 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë