Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme te rrethrrotullimi i TEG-ut. Burime të Report TV bëjnë me dije se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që ndodhej në kamionin e tipit pompë betoni, i cili ishte transportuar në spital në gjendje të rëndë. Më herët, edhe shoferi i mjetit humbi jetën në vendngjarje, pasi kamioni u përplas me një automjet, çau barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi në aksin TEG–Elbasan.
Lajmi kryesor:
Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, kamioni përplas makinën dhe bie nga lartësia në autostradë! 2 viktima dhe 1 i plagosur tek Trauma (EMRAT+VIDEO)









