Përkeqësohet buxheti i bashkive në 9-mujor, të ardhurat ulen me -3.5%, shpenzimet rriten me 19%

Përkeqësohet buxheti i bashkive në 9-mujor, të ardhurat ulen me -3.5%, shpenzimet rriten me 19%

Ministria e Financave

Buxheti i pushtetit vendor është përkeqësuar ndjeshëm në vitin 2023, teksa të ardhurat kanë pësuar rënie dhe shpenzimet janë rritur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave që i takojnë 9-mujorit të vitit 2023, të ardhurat e Pushtetit Vendor arritën në 21,3 miliardë lekë me rënie -3,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër shpenzimet për të njëjtën periudhë arritën në 45,7 miliardë lekë, shumë kjo 7,2 miliardë lekë ose 19% më e lartë se 9-mujori i vitit të kaluar.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë shfaqen përkeqësim në grumbullimin e  taksës së banesës, por edhe të tarifave të tjera lokale, zëri më i madh të ardhurave nga taksat e veta.

Të ardhurat nga taksat lokale në 9-mujor arritën në 16,6 miliardë lekë, vlerë kjo 5.4% më pak se plani i periudhës dhe me -2,2 % më pak se fakti i vitit 2022.

Taksat lokale zënë gati dy të tretat e të ardhurave të pushtetit vendor dhe këtë vit arkëtimet nga ky zë ishin rreth 3,5 milionë euro më pak se viti i kaluar edhe pse ekonomia kombëtare është rritur mbi 3 për qind në 6-muajt e parë të vitit dhe arkëtimin në buxhetin e qeverisë kanë shënuar rritje.

Përkeqësimi më i madh në të ardhurat e buxhetit vendor ishte taksimi i ndërtesave. Arkëtimet nga taksa e ndërtesës ishin 8 për qind më të ulëta se viti i kaluar me një mungesë 3,6 milionë euro, teksa në raport me planin e 9 mujorit diferenca ishte edhe më e madhe me rreth 10 milionë euro.

Shumë bashki sidomos ato të voglat janë duke vuajtur shpopullimin. Largimi jashtë dhe brenda vendit po prek shumë bashkitë me pak banorë e për rrjedhojë po çon në mbylljen e bizneseve dhe braktisjen e banesave.

Rënia e shpejtë e lindjeve, emigrimi i të rinjve  dhe plakja e popullsisë banuese po krijon vështirësi.

Më reformën e re territoriale, bashkitë mbulojnë me shërbime edhe ish- komunat. Por analizat dhe studimet e Kombeve të Bashkuara kanë treguar se shërbimet në zonat rurale janë përkeqësuar, duke bërë që të shpopullohen me tej dekadën e fundit.

Nga a tjetër bashkitë po mbajnë një nivel të lartë shpenzimesh që po rriten nga viti në vit, kryesisht prej transferimit të disa funksioneve nga pushteti qendror tek pushteti lokal, rritja e pagave etj, në një kohë që të ardhurat po bien./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'