Përkeqësohet shëndeti i Pele, legjenda e futbollit do i kalojë Krishtlindjet në spital

Përkeqësohet shëndeti i Pele, legjenda e futbollit do i kalojë Krishtlindjet në spital

Pele

Legjenda e futbollit, Pele prej disa javësh është i shtruar në spitalin "Albert Einstein" në Sao Paolo. Braziliani vuan nga "mosfunksionimi i plotë i veshkave dhe i zemrës, teksa ka një përparim të sëmundjes onkologjike", tregoi spitali të mërkurën.

Prej 29 nëntorit Pele është nën kujdesin e mjekëve për shkak se kurimi i tij për kancerin do duhet të vijojë, me 82-vjeçarin që do qëndrojë për një kohë të pacaktuar nën kujdesin e mjekëve.

Sëmundja e Pele daton që prej shtatorit të 2021 dhe që prej asaj kohe ai i është nënshtruar disa trajtimeve me kimioterapi.

"Krishtlindja jonë në shtëpi është pezulluar. Mjekët vendosën për arsye të ndryshme se do të ishte më mirë të qëndronim këtu, me gjithë kujdesin që na jep kjo familje e re… Ajnshtajni”, shtoi në kanalet e komunikimit Kelly Nascimento, e bija e Pele.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025