1699005398_pp.jpg

Stuhia Ciaran ka shkaktuar deri më tani 5 viktima në Toskana, Itali, ndërsa gjashtë të tjerë mbetën të zhdukur. 

President i Rajonit të Toskanës, Eugenio Giani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme rajonale dhe është në kontakt me qeverinë për atë kombëtare. 

Në disa lumenj niveli i ujit po bie, por Arno pritet të përmbytet pas orës 12:00. Në Veneto një person ende është zhdukur, bëhet fjalë për një zjarrfikës që po ndihmonte babain e tij të rregullonte disa thasë me rërë përgjatë bregut të një përroi. 


Lajmi kryesor:

Stuhi dhe reshje, 5 viktima dhe 6 të zhdukur në Toskana të Italisë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe pezullohet mësimi (VIDEO)