Përkeqësohet situata nga zjarri në Shëngjin, flakët i afrohen hoteleve! Dëgjohen shpërthime municionesh

Situata e zjarrit në Shëngjin është përkeqësuar gjatë orëve të mesditës. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe u janë afruar edhe hoteleve në këtë zonë turistike. Po ashtu, raportohet edhe për shpërthime municionesh.

Sipas informacioneve paraprake shpërthimet mund të jenë shkaktuar nga disa municione, pasi sipërfaqja ku ka rënë zjarri më parë ka qenë bazë ushtarako-detare.


Lajmi kryesor:

Përkeqësohet situata në Shëngjin/ Ministria e Mbrojtjes: Zjarri rrezikon banesat dhe bizneset, rrethon 'Inheritor resort' tek Rana e Hedhun, Evakuohen pushuesit! (VIDEO + FOTO)


Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Marinëz-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona

Aksident në aksin Marinëz-Fier, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 persona