Përkeqësohet statusi i gazetarëve në 
 Shqipëri, çfarë shmangin nga lajmet

Përkeqësohet statusi i gazetarëve në <br /> Shqipëri, çfarë shmangin nga lajmet
Sipas organizatave sindikaliste të pranishme në vendin tonë, rezulton se ka pasur një përkeqësim të statusit të gazetarit si profesion përgjatë dekadës së fundit. Për të përmbysur këtë tendencë, sugjerohet themelimi ose fuqizimi i shoqatave të gazetarëve në mbrojtje të të drejtat e tyre, si dhe ngritja e organizmave rregullatorë që do të mbikëqyrin zbatimin e standardeve etike dhe profesionale nga anëtarët e medias.

Lidhur me këtë, organizatat që kanë marrë përsipër të mbrojnë interesat e gazetarëve kanë organizuar një anketim, përgjigjet ndaj pyetjeve të të cilit lenë të kuptosh me mirë se gazetarët më shumë vetëcensurohen se sa u hiqen lajmet nga pronarët apo drejtuesit e medias, ku ata punojnë.

Kur pyeten mbi zhanrin e lajmit që shmanget më shpesh për shkak të vetëcensurës, të anketuarit vlerësojnë se shmangia është më e shpeshtë në rastet kur lajmi lidhet me politikën apo ngjarjet kriminale, pasuar nga lajmet ekonomike dhe pastaj lajmet mbi çështjet shoqërore.

Lajmet kulturore apo lajmet rozë perceptohet se nuk shmangen pothuajse kurrë nga gazetarët. Rezultatet sugjerojnë se më së shumti nuk shmangen lajme të rëndësishme në nivel kombëtar, por lajmet e lidhura me probleme ose çështje lokale. 

Shumica e të anketuarve në studim dhe shumica e personave të intervistuar besojnë se mungesa e kontratave dhe zbatimit të rregullt të kodit të punës për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve dhe për të ndaluar abuzimet nga punëdhënësit e tyre janë mes faktorëve kyç që i shtyjnë
profesionistët e medias drejt vetëcensurës.

Në mënyrë që të veprohet kundër këtij faktori negativ sugjerohet që shoqatat e gazetarëve të përforcohen në mënyrë që të advokojnë për zbatim më të mirë të kodit të punës nga mediat, si dhe të luftojnë e or ganizohen për nënshkrimin e kontratave kolektive të punës me punëdhënësit.

Në pak raste, të intervistuarit raportojnë shmangie lajmesh për shkak të shqetësimeve personale të gazetarëve, të tilla si lidhje familjare apo miqësore me individët e prekur nga lajmi. Arsyet e lidhura me mungesën e sigurisë fizike në punë janë më të mëdha për gazetarët që punojnë
për mediat lokale, apo korrespondentët e mediave kombëtare jashtë kryeqytetit.

Eksperiencat personale të vetëcensurës si rrjedhojë e pasigurisë fizike janë raportuar gjithashtu në shumë intervista. Në një numër të madh rastesh, të intervistuarit raportojnë shmangie lajmesh për shkak të shqetësimeve për siguri – veçanërisht për lajmet mbi kronikën, krimin e organizuar, trafiqet dhe mosmarrëveshjet për prona.

Pavarësisht nivelit të profesionalizmit, pjesëmarrësit raportojnë se disa forma mbulimi, si gazetaria investigative, mbulimi i zonave të largëta apo të nënraportuara apo mbulimi i grupeve vulnerabël, është e vështirë të financohen përmes skemave të medias komerciale në një treg të vogël si Shqipëria, gjë që i çon shumë gazetarë dhe redaktorë drejt shmangies së lajmeve.

Ata sugjerojnë se modelet e medias jo fitimprurëse që përqendrohen te gazetaria investigative dhe grupet vulnerabël duhet të mbështeten në mënyrë që të japin mbulim mbi tema të rëndësishme që në një situatë tjetër nuk do të raportoheshin për shkak të pamjaftueshmërisë financiare apo presionit nga faktorët e jashtëm.

 
logo observatori per arkiv*) Ky shkrim është përgatitur në
bashkëpunim me Osservatorio
Balcani e Caucaso për
Qendrën Europiane për Lirinë e
Shtypit dhe Medias (ECPMF),
bashkëfi nancuar nga Komisioni
Evropian. Përmbajtja e shkrimit
është përgjegjësi vetëm e
Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet
                                   në asnjë mënyrë 
se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian
 
 
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit