Në ceremoninë zhvilluar në këtë përvjetor, ishin familjarë, shkrimtarë, deputetë të parlamentit maqedonas, miq dhe të njohur të shkrimtarit. Për familjarët e shkrimtarit Spase, ky përvjetor dhe vendosja e bustit prej bronzi është një nder i madh për figurën e Spases.
“Ndjehem shumë e emocionuar që festohet ky përvjetor i tij, dhe më vjen mirë që bëhet në fshatin ku ka lindur. Emocionet janë të papara. Do të doja të thoja që ai nuk ka qenë vetëm shkrimtar po ka qenë edhe një baba i mrekullueshëm, jo se ka qenë babai im por ka qenë një baba i admirueshëm.” shprehet vajza e tij.
Ajo çka binte në sy në përkujtimin e tij ishin shkrimtarët maqedonas, por dhe një mungesë e shkrimtarëve shqiptarë që lë një boshllëk sa i përket vlerësimit të një figure të shquar në botën letrare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)