Përkujtohet 20 vjetori i dëshmorit Arben Zylyftari, Veliu: Dora e pabesë që u ngrit mbi ty ka 3 dekada që sfidon shtetin, sytë nga drejtësia e re

BERAT- Ditën e sotme është përkujtuar 20 vjetori i rënies në krye të detyrës të dëshmorit Arben Zylyftari. Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, familjarë të dëshmorit, nënkryetari i Bashkisë së Beratit Luçiano Bojaxhiu, drejtori i Policisë së Beratit si dhe miq të dëshmorit.

Si sot 20 vite më parë, një nga oficerët e Policisë së Shtetit, drejtoi operacionin policor për kapjen e një autori me veprimtari të rrezikshme kriminale dhe fatkeqësisht, gjatë kryerjes së operacionit, dora kriminale i mori jetën Arbenit. Gjatë fjalës së tij, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se nuk ka kurajo më të madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, shembull më të fortë se ai i Arbenit, për ta bërë Shqipërinë vend më të drejtë.

"E kam të vështirë të flas për një oficer policie që ka humbur jetën në krye të detyrës në përballje me krimin, por e kam akoma edhe më të vështirë kur këto fjalë duhet t'i them për një nga miqtë me të cilin punova afër për një vit në Vlorë. Rënia e tij në krye të detyrës ka lënë gjurmë të forta tek unë. Zakoni e do që të thuhen fjalë të mira për atë që ikën nga kjo botë. Por Arbeni e kishte shkruar vetë respektin, mirënjohjen dhe dinjitetin në çdo ditë të detyrës së tij, me peshën e misionit që mbante mbi supe",- tha Ardi Veliu.

Më tej drejtori i Policisë së Shtetit tha se të gjithë janë me sytë nga drejtësia e re.

"Arben Zylyftari dhe qindra dëshmorë të Policisë sakrifikuan jetën për vlera dhe parime, për drejtësi, rend e siguri për qytetarët, por fatkeqësisht këto 3 dekada, dora e pabesë që u ngrit mbi ty Arben ka më shumë se 3 dekada që përpiqet të sfidojë shtetin, ligjin e drejtësinë dhe drejtësia e vjetër rrallë u ka dhënë dënimin e merituar. Të gjithë sot jemi me sytë nga drejtësia e re",- deklaroi Veliu.

Në përfundim të fjalës së tij, Veliu tha se Policia e Shtetit po përballet me sfida të reja, për të ndërtuar një shqipëri më të mirë për fëmijët tanë.

"Nuk ka kurajo më të madhe për punonjësit e Policisë së Shtetit, shembull më të fortë se ai i Arbenit, për ta bërë Shqipërinë vend më të drejtë. Sot Policia e Shtetit përballet me sfida të reja, për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë për fëmijët tanë, për Enin dhe Francin, për një Shqipëri më të sigurt, për atë që ai dha jetën. Sfidat nuk na dobësojnë, por na ndriçojnë rrugën që duhet të ndjekim.  Ndaj sot përulemi me respekt e mirënjohje të thellë, me premtimin se nuk do të reshtim kurrë së vëni para drejtësisë shkelësit e ligjit", përfundoi Ardi Veliu.

Më pas janë vendosur kurora me lule pranë bustit të heroit Arben Zylyftari si dhe një koncert për nder të tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur