29 Prilli i vitit 1997 do të sillte tragjedinë më të madhe të ndodhur ndonjëherë në Mat e më gjerë. Plot 23 persona humbën jetën pas një shpërthimi të municioneve luftarake në tunelet e ushtrisë në Qafshtamë. Teksa gërmonin për he hequr diagoret dhe për të marrë materialin luftarake të cilin më pas do ta shisnin, gra, fëmijë e të rinj mbeten të vdekur pasi njëri nga tunelet shpërtheu.
Për të përkujtuar këtë tragjedi, banorë të fshatit Selicë i cili kishte edhe numrin më të madh të atyre që humbën jetën, ishin pranë vendit të tragjedisë për të përkujtuar të afërmit e tyre. Vetëm 11 nga 23 viktimat janë identifikuar dhe varrosur, ndërsa të tjerëve nuk iu është gjetur trupi.
Pak muaj më parë, ministria e mbrojtjes nëpërmjet forcave xheniere nisi pastrimin e tuneleve ku dhe konstatoi eshtra njeriu në njërin nga tunelet. Ndërkohë banorët që kanë humbur të afërmit e tyre aty, thonë se prej 7 muajsh nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministria e mbrojtjes se kujt i përkisnin eshtrat e gjetura në pastrimin e tuneleve.
"Të paktën ta kishim varrosur edhe pa identifikim veç ta kishim varrosur, se njeri ka qenë", u shpreh një banor.
"U bë një vit dhe akoma nuk dihet se ku e ka çuar, s'ka ardhur akoma të marrë askush analiza, s'dihet se ku e kanë çuar. Aty mund të jenë gjetur shumë kufoma. Shteti i bëj thirrje se e kujt është ajo kufomë. Ndoshta janë motrat e mia, ndoshta të tjetrit. Ta flemë mendjen të paktën", tha një tjetër.
Gjithashtu banorët e Selicës shprehen se në këto vite shteti nuk është kujdesur për ta, madje në vitet e fundit nuk po përkujtohen më këto viktima nga instancat shtetërore apo lokale.
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.3%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 675
Lajme të tjera
-
Mat/ Pesë adoleshentë konfliktohen me njëri-tjetrin, 17-vjeçarit iu gjet kallashnikov me 800 fishekë
2 Mars, 14:02
-
U zhduk 2 vite e gjysmë më parë, gjendet i pajetë turpi i 24-vjeçari Klevis Lleshi! Dyshohet se u mor peng e më pas u vra e u gropos në Shpërdhet të Kurbinit
6 Shkurt, 15:46
-
Denoncon PD e Berishës: Landfilli i Matit ka 3 muaj që është jashtë funksionit (VIDEO)
24 Janar, 14:30
-
PD e Berishës: Kryebashkiaku i Matit e ka kthyer bashkinë në shërbim të familjarëve, më 14 maj i japim përgjigjen e merituar
11 Janar, 15:20
-
I shpallur në kërkim pasi nuk kreu shërbimin e provës, arrestohet i riu në Mat, dënimin për armëmbajtje pa leje do ta vuajë në burg
1 Dhjetor 2022, 15:13
-
Sekuestrohet 3.3 kg kanabis në Mat si dhe një armë zjarri, shpallën në kërkim 3 persona
10 Tetor 2022, 12:01
-
Zbulohen 33 kg kanabis në Mat, vihet në pranga një person
1 Tetor 2022, 11:20
-
Ra nga lartësia aksidentalisht, humb jetën 15-vjeçari në Mat
16 Shtator 2022, 09:11
-
"Po na merr ujin që kemi për të jetuar', banorët në Mat protestë kundër kryetarit të Bashkisë për ndërtimin e 'HEC Madhesh'
22 Gusht 2022, 12:58
-
Kërcënoi bashkëmoshatarin se do i publikonte një video në rrjetet sociale dhe i mori para, arrestohet 21-vjeçari në Mat
9 Gusht 2022, 11:08
-
Mbillnin kanabis në Baz të Matit, arrestohet Altin Lepuri, i dënuar më parë për trafik drogë! Në kërkim i vëllai
28 Korrik 2022, 09:34
-
‘100 vjet Burrel’, festë dhe konferencë shkencore në mat! Viti jubilar, biblioteka e qytetit merr emrin ‘Pjetër Budi”
9 Maj 2022, 20:16