TIRANE - Është përkujtuar sot 90 vjetori i themelimit të Medresesë së Tiranës, ku morën pjesë Kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj dhe Kryeministri Edi Rama.
 
Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se ndër vite Shqipëria dhe shqiptarët, kanë dëshmuar laicitetin e shtetit të tyre, duke përkrahur edukimin dhe jo ndasitë fetare. Sipas Kryeministrit Rama, Medreseja e Tiranës kreu brenda një kohe të shkurtër mirëbesimin së cilës i ishte dhënë, dhe që ka të bëjë me edukimin e qytetarëve.
 
“Një laicitet i përgjumur mbi dafina të zverdhura do t’i zinte vendin ndërgjegjësimin mbi urgjencë të kohës sonë, përballjes së çiltër të përhershme, e përsisë dhe paanshmërisë së shtetit dhe liria e ndërgjegjes së shprehjes. Kjo liri, përbën rrënjët e nocionit të drejtës së gjithsecilit. Nën shtysën e Ismail Bej Vlorës u vendos ai intelektual Vehbi Dibra që inauguroi Medresenë. Ai u gjend përpara vështirësive administrative për mbarëvajtjen e tij për procesin e edukimit. Edhe pse tërësisht laik, u shfaq garant shteti shqiptar. Medreseja e Tiranës u krijua me një vendim të shtetit shqiptar, që në emër të laicitetit mbante fort edukimin. Në mars të 1944 kur nuk kishte kabinet qeveritar, u sigurua hapja e një medreseje qendrore. Shteti shqiptar ishte pragmatik. Historia vërtetoi shpejt se Medreseja e Tiranës e kreu brenda një kohe të shkurtër misionin mbarëqytetar së cilës i ishte mirëbesuar. Jam këtu për të rikujtuar dhe përligjur të njëjtin mesazh shqiptar si në vitin 1929 “Medresetë konfirmohen në frymën e shekullit në të cilën jetojmë.” tha Kryeministri Rama Fjala e plotët Kryeministrit Edi Rama
 
Shefi i qeverisë bëri një paralelizëm edhe me situatën sot të radikalëve islamikë duke theksuar se nuk ka lidhje ndërmjet krimeve të Shtetit të Khalifatit Islamik dhe asaj që përfaqëson në të vërtetë feja myslimane.
 
“Çfarë mund të ketë të përbashkëta barbarizmat e një kalifati gjasme islamik që dëmton pasuritë e së kaluarës dhe myslimanëve danezë që rrethojnë sinagogat e Kopenhagenit, apo myslimanët shqiptarë që japin nga vetja për restaurimin e një kishe.” tha Rama
 
Në fjalën hapëse Skënder Bruçaj tha se komuniteti mysliman beson se shkolla është një laborator jete të cilësive më të mira.
 
“Ne besojmë se shkolla është një laborator jete, të cilësive më të mira për jetën. Mbi këtë filozofi u ngrit shkolla e Medresesë në Tiranë gati 1 shekull më parë. Këto janë shembujt më të mirë që Komuniteti Mysliman i kushton edukimit të shqiptarëve.” tha Bruçaj

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)