Përkulem për “Kërcimin e jetës”
të shqiptarit artist Gjergj Kola

Përkulem për “Kërcimin e jetës”<br />të shqiptarit artist Gjergj Kola
Një pikturë që mban titullin i"Vallëzimi i jetës" është analizuar poetikisht nga botuesi i revistës kulturore meksikane "La Cigarra", Valenti Ortiz Reboloso. Autori përcjell shkrimin dhe veprën “Vallëzimi i jetës” të piktorit shqiptar Gjergj Kola, për Shqiptarja.com, i cili ka bërë edhe disa intervista dhe dy reportazhe.

Në gjurmët e dashurisë “vullkan”. Përkulem për pikturën “Kërcimi i jetës” të piktorit shqiptar Gjerg Kola:  
Unë e dija që ata të dy bashkë, shkonin shumë mirë. Një ditë ajo i tha atij se kur miku im e përqafoi atë, ndjeva sikur një vullkan brenda meje u zgjua dhe la llavën të ikte poshtë nën lëkurën time. Njerëzit përgojonin, krijonin thashethemet që besonin e që shpërndaheshin. Në fshehtësi të dy kishin ndërtuar parajsën e tyre, në të cilën,ata iknin nga shikimet që shumë herë i ngulnin pa mëshirë prapa krahëve. Për këtë arsye, puthja e zgjatur vinte për të bashkuar trupat e tyre në përjetësi, duke pirë verën dhe bukën që kishin në shtëpinë e tyre të thjeshtë, mbase se në sytë e Perëndisë shumë herë ai u lut për t’i siguruar ato. "Vullkan" ishte një ditë e humbur, vazhdoi te ecte pa e ditur se ku,vetëm miku i tij, "Letrat" prindërit e ajo e dinin.....
 
Kurrë nuk mund të harroj atë vizitë në Muzeun e qytetit, ku ai jetonte në lagështi, emigrant, ku rrinte gojëhapur me një pikturë që sytë ia panë dhe e bëri të tijën diçka nga ajo grua që e kujtonte, e cila kurrë nuk mundi ta largojë nga jeta e tij, prandaj ai po kthehej përsëri dhe përsëri në atë vend kur kohët e lejonin. Se puna, piktura, nuk u gjet më e ekspozuar në këmbalecë në atë muze.

Atëherë e kuptova nga një shkrim në gazetë, që piktura kishte titullin "Kërcimi i jetës" dhe ishte e piktorit shqiptar Gjergj Kola, që jetonte në një vilë italiane.
Ajo kishte mbetur njësoj sikur hëna, e vendosur mirë në mendje, e kujtonte atë natë, në atë vend të vjetër të cilën e njohim si "Terrazas Bacho". E ftoj për të kërcyer një pjesë të "Të Puth Shumë". Ai e ndjeu që hëna ishte si një vullkan i moshuar e që ai me përkëdheljet e tij e bëri të zgjohej nga ëndrra e përjetësisë, që e bënte të hynte në shpërthim. Muzika kishte ndërprerë ëndrrat e tyre.

Ai dinte si të ëndërronte në atë hënë. Ishte shoqja e jetës së tij për gjithë jetën. Ishte një e pamundura e përhershme, kishte pronarin e saj. Ajo ishte e lidhur me shumë vlim gjithashtu me gjakun e tij. Dëshira për ta ndjerë shumë afër,për të prekur sado pak duart e saj, për ta parë në sytë e saj në pak distancë, mbarsur me avullin që nxirrte nga goja e tij. E të imagjinosh e të udhëtosh në valët e përthyera të buzëqeshjes së tij, duke u kurorëzuar me buzët e saj detyrohesh të shkosh e të përhapësh lajmin. Në qoftë se unë atë pjesë do të mund ta kërceja. Po tjetri, kur ajo ju dorëzua marrëveshjes zakonore mes prindërve të tyre, ku ata nuk pyetën për ndjenjat e brendshme të çiftit që  bashkohet, mendime të këqija i kujtonte dehja e ditëve të mëparshme.

Dhe për të dëgjuar propozimin e "Vullkan" rrinte e qetë. Shikimet gozhduese të grave që ishin përreth tij vinin si thikë e mprehtë e hedhur poshtë që buronte nga buzët e tij. Nëna e një të dehuri, mëshira e inkurajoi atë për të marrë hapin e parë. Ndoshta jeta e saj, ajo ishte plot me mungesë dashurie, pa shije, pa shenja të dukshme të ekzistencës, që megjithatë nuk duhet të kishte shenja në lëkurë por e parë me sytë e shpirtit ato ishin shënuar përgjithmonë. Ajo nënë nuk e imagjinonte që i biri kurrë nuk do sillte shkëlqim në sytë e nuses së tij, sytë që atë mbrëmje ishin njësoj si fytyra e saj, kur u shfaq dhe ai e bënte të ndjehej një hënë e re duke lëshuar rreze drite që e shtynte të harronte të këqijat e ditëve të jetuara me dikë që nuk ndiente urrejtje, as dashuri e as keqardhje, e ëë hapi portën për t’u arratisur përgjithmonë, te ai që e skllavëronte...

Vetëm një pjesë kërcyen, gra të këqija po kërkonin të gjenin se cila ishte ajo që ishte e martuar dhe që ka pasur kurajo ta ftonte atë për të vallëzuar. Nuk e kam ditur kurrë, por e imagjinoja se ai mëkat nëse do të shfaqej më vonë fshehur në ndonjë anë të atij fshati njerëzit do t’u jepnin gjithçka që kishin atyre për t’u fshehur. Këtë ta them ty si mik. Nuk munda të fle, po e rrëfej në letër, dy herë në "letër" Ai i kërkoi atij që të ndalonte hapat,duke i kërkuar se kush ishte ai që vinte për të vjedhur e përtypur frutat e tij, që të gjithë e dinin shijen e tyre të ëmbël, por ndryshimi është se për buzët e tij shpesh sillnin shije të hidhur.

Nuk e di nëse ky është motivi i dështimit, por në letrat e saj që ka shkruar, i kërkoj, ngre një farë Eolo që do të sjellë pak aromë nga ajo lëkurë që shumë herë në arrati, e dëshironte, ajo ishte qëllimi i kësaj dashurie në relievin torturues, të florës së uritur të dendur dhe të shkretë dhe të faunës e të territoreve të zbuluara, që ai mund të shijonte trupin e saj derisa të ishte lodhur...Nostalgjia është e mirë,por edhe shumë e keqe, kur vjen papritmas për zgjatime,sipër krevatit të tij të fortë marinari, "Vulkani" ia diktonte, i transkriptuar dhe la të ikte imagjinatën e tij, larg shumë larg se ai ishte në vendlindjen e tij,ku ndoshta hëna është e plotë në zbrazëti, dhe nëse ata me të vërtetë donin një të tillë, ndoshta ai e ka vënë emrin e tij për ta kujtuar gjithmonë....Fragmentet e Dashurisë në Gjurmët e "Vullkan" Kujtimet e Mermertë dhe të teksteve të tjera, Valentín Ortiz Rebolloso 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)     

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor