Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale një tjetër dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmi të bluzave të bardha në Spitalin Rajonal Memorial Fier.

Sipas kreut të qeverisë që nga fillimi i këtij viti janë kryer 300 ndërhyrje kirugjikale.

“Mirëmëngjes dhe nga Spitali Rajonal Memorial Fier, ku mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale vetëm në fillim të vitit 2026 flasin për përkushtimin dhe profesionalizmin e ekipit mjekësor, me standarde të larta dhe teknologji moderne në shërbim të qytetarëve çdo ditë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.