SHKUP - Një përleshje fizike ka ndodhur mes dy deputetëve shqiptare në sallën e Parlamentit të Maqedonisë. Sipas mediave vendase konflikti ka shpërthyer midis deputetit të BDI-së, Talat Xhaferri dhe deputetit të PDSH-së, Orhan Ibrahimi.

Bëhet e ditur se incienti ka ndodhur ndërsa deputeti Xhaferi kishte fjalën e tij dhe po shprehte qëndrimin e tij për ndryshimet kushtetuese.

Në këtë moment deputeti i PDSH-së, Ibrahimi i revoltuar fillimisht ka gjuajtur me stilolaps në drejtim të tij.

Gjesti i këtij të fundit ka bërë që edhe dy deputetët të përplasen fizikisht duke goditur njëri-tjetrin me grushte.