Gjykata e Lezhës ka liruar 8 tifozët e arrestuar të shtunën për përplasjen fizike të ndodhur në një pikë karburanti në Reps të Mirditës pas ndeshjes Tirana-Vllazni në Kukës. Në seancës e zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi u dëgjuan palët, Gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Nga përplasja e dhunshme të pasdites të së shtunës mbetën të plagosur 5 tifozë. Ndaj tyre janë ngritur akuzat “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
Tirana fitoi 0-1 me Vllazninë në stadiumin e Kukësit, për javën e tetë në Superligë. Në "Kukës Arena" të pranishëm ishin tifozët e të dyja skuadrave, që pas përfundimit të sfidës u përleshwn në Reps. Rrugës për në kthim, ultrasit nuk kanë lënë pa përdorur sendet e forta kundër njëri-tjetrit, në një përleshje të dhunshme. Të dyja tifozeritë njihen për rivalitetin ndër vite.
Pas përfundimit të sfidës, tifozët e Vllaznisë duket se janë ndjerë të zhgënjyer, pasi skuadra e tyre pësoi golin në minutën e 90+7 të ndeshjes, pikërisht në aksionin e fundit nga Hasani.
Gjatë gjithë takimit mes "Fanaticsave" të Tiranës dhe tifozëve të Vllaznisë ka pasur ofendime në distancë. Në fundin e ndeshjes, policia dhe siguria janë munduar që mos ndodhin përplasje në Kukës.
Gjatë kthimit në qytete e tyre, respektivisht në Shkodër dhe Tiranë, dy tifozeritë janë gjendur përballë njëra-tjetrës në zonën e njohur si Reps, në Rrugën e Kombit. Në pamje shihen tifozët që përleshen mes tyre, teksa karriget, shkopinjtë dhe sendet e forta nuk kanë munguar.
G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
68.4%
-
Të panevojshëm
25.2%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4352
Lajme të tjera
-
Zbuloni Mirditën, perlën 'e fshehur' mes maleve! Operatorët turistik bashkëpunim me Bashkinë për promovimin e resurseve
11 Maj, 12:34
-
Lezhë/ Arrestohet 67-vjeçari, kanosi nipin me armë zjarri për motive pronësie, përshkallëzimi i konfliktit u parandalua (EMRI)
11 Maj, 10:43
-
Lezhë/ Aksident në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit, 'Audi' përplaset me shtyllën e ndriçimit
11 Maj, 08:34
-
Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, 28-vjeçari ra nga kati i 9-të që po ndërtohej pa leje! I riu punonte në të zezë, 3 persona në kërkim (EMRAT)
10 Maj, 09:41
-
Armiku i Martinajt u ekzekutua në qendër të Athinës në sy të djalit, Roan Brahimit në 2020 i qëlluan me armë lokalin e të atit në Lezhë! E shkruara kriminale
10 Maj, 08:12
-
Skenaret dhe anomalitë e skemës ‘final-four’, Tirana i druhet tolerimit të Vllaznisë! Smajli: Me Skënderbeun luajmë për fitore
9 Maj, 14:30
-
Kanabisi në Lezhë/ Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për vëllain e deputetit të PS-së
9 Maj, 14:24
-
Shëngjin/ Po punonte në një pallat në ndërtim, 28-vjeçari bie nga kati i 9-të dhe vdes (EMRI)
9 Maj, 08:52
-
"Rrno për me tregue", monodrama në Rubik
8 Maj, 18:53
-
Klasikja pa fitues, Partizani i dyti një javë para fundit të kampionatit! Egnatia merr shpërblimin 10 milionë lekë, Laçi zyrtarisht në 'play-out'
8 Maj, 18:14
-
Kampet e emigrantëve, avancojnë punimet në Shëngjin e Gjadër! Emigrantët e parë priten në fund të nëntorit! Report Tv sjell pamjet me dron
8 Maj, 12:10
-
U arrestua për trafik kanabis në 2022 në Lezhë, Report Tv siguron vendimin e gjykatës! Çështja për Erdgys Arrazin u pushua, u shpall fajtor Izmir Dervishi
7 Maj, 09:52