TIRANE - Një përleshje me armë dhe mjete të forta në Selenicë të Vlorës, për fat nuk ka përfunduar në një masakër të vërtetë. Një burrë, 47 vjeç, ka hyrë i armatosur në lokal dhe ka hapur zjarr ndaj katër personave të cilët gjendeshin duke luajtur bilardo në ambientet e brendshme të lokalit. Plumbat kanë kapur tre prej tyre, ndërsa njëri ka mundur të shmanget dhe ta qëllojë agresorin me bile bilardoje në kokë.
Për pasojë, autori është rrëzuar duke i rënë edhe kallashnikovi nga duart. Atëhere, personat në lokal kanë mundur ta neutralizojnë dhe ta godasin me mjete të forta, duke e lënë me pak shenja jete. Në spital kanë përfunduar të pesë personat, ku një prej tyre sipas policisë është vetëm i lënduar, ndërsa katër të tjerët janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
Krerë të policisë së Vlorës janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të pranishëm, ndërsa është bërë e mundur ndalimi i personit të lënduar dhe i të zotit të lokalit. Policia bën me dije se që të katër të plagosurit, që ndodhen në spital, paraprakisht janë të arrestuar, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të krimit.
Ngjarja
Referuar të dhënave të para që vijnë nga Policia e Vlorës mësohet se Gjergji Bucaj, 47 vjeç, rreth orës 19.30, ka shkuar i armatosur në lokalin e Stavri Bombajt, brenda të cilit gjendeshin dy djemtë e tij, Eduarti dhe Rolandi si dhe disa klientë të tjerë. Sipas të dhënave të para mësohet se agresori kishte pak kohë që ishte në konflikt me familjen Bombaj, ku mësohet se madje autori ka patur lidhje miqësie me këtë familje. Konflikti mësohet se ka në mes shkaqe banale, por që policia mbrëmë ishte e rezervuar, pasi ende nuk ishte bërë e mundur të hidhet dritë mbi rrethanat e krimit.
Bucaj ka qëlluar në drejtim të dy vëllezërve Bombaj, afër të cilëve ka qenë edhe një shoku i tyre, Dorian Memaj. Që të tre janë plagosur, ndërkohë që Igli Jaupaj, ka mundur t’u shpëtojë plumbave dhe të neutralizojë Bucajn me armë në duar që po qëllonte në lokal. Nga të dhënat e policisë bëhet me dije se në spital në gjendje të rëndë kanë përfunduar autori i sulmit, dy vëllezërit Bombaj dhe shoku i tyre Mema. Ndërkohë është lënduar në këmbë edhe Jaupaj, por që ka lënë menjëherë ambientet e spitalit sapo ka marrë mjekimin e parë dhe është vendosur në dispozicion të policisë.
Burimet nga Vlora tregojnë se janë arrestuar Aleksandër Bombaj i cili njihet edhe me emrin (Sokrat Qirjo) 52 vjeç, i cili nga hetimet e para rezulton të jetë ndihmës në krim dhe mik i agresorit. Gjithashtu, policia e Vlorës ka vënë në pranga edhe Stavri Bombajn, të zotin e lokalit dhe të atin e dy djemve të plagosur, pasi iu ka gjetur një armë zjarri pa leje. Gjithashtu priten edhe arrestime të tjera nga personat e përfshirë në përleshjen e dhunshme.
/Shqiptarja.com