GREQI- Një episod i përgjakshëm është regjistruar orët e para të mëngjesit të së dielës jashtë një klubi të Artemisës në Greqi. Tre persona me origjinë shqiptare janë përleshur me një 22-vjeçar i cili ishte bodygard i lokalit të natës e më pas sherri ka agravuar duke e lënë të plagosur me thikë. Pasi plagosën të riun, 3 personat u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Mediat greke bëjnë me dije se 22-vjeçari i plagosur i ndoqi ata me makinën e tij, por nga dëmtimet e shumta ai humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një farmaci në qoshe të rrugës së Salaminos të shtetit helen.
Autori 33-vjeçar sulmoi me thikë të riun dhe pas kësaj bashkë me dy shokët e tij u largua nga vendngjarja me taksi e cila drejtohej nga një person po me origjinë shqiptare dhe janë zhdukur në drejtim të Rafinës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga mediat greke, kanë qenë autoritetet vendase që kanë ndihmuar 22-vjeçarin që u përplas me farmacinë për ta transportuar në ambulancë.
Banorët e zonës janë alarmuar ndërsa policia është në kërkim të dëshmitarëve që kanë parë arratisjen e dy shqiptarëve.