Vitet e burgut/ Shtyhet vendimi për Zani Caushin, avokati: Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht

KORÇË- Gjykata e Korçës shqyrtoi këtë të enjte kërkesën e Myrteza Çaushit për përllogaritjen e viteve të burgut. I forti i Vlorës ishte i pranishëm në seancën e kërkuar prej tij.

Gjykata i ka kërkuar burgut të Drenovës dosjen e plotë me të gjitha aktet për këtë të dënuar me burgim të përjetshëm. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, dhe në përfundim avokati tha se administrimin e dosjes do të shihet se si janë zbatuar vendimet për vitet që ka kryer në burg Zani Caushi.

Avokati pretendon se Caushi ka kryer 31 vite burgim dhe ndaj i lind e drejta për lirim me kusht. "Në seancën e sotme Gjykata vendosi që i la si detyrë IEVP që të sjellë seancën tjetër të gjithë dosjen me të gjitha aktet e Caushit. Do kemi një ide në lidhje me dosjen e Caushit dhe të gjitha aktet që ndodhen aty. Do kemi një panoramë shumë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimt e ekzekutimeve penale. Këto 2 ekzekutime janë bërë në një mënyrë të caktuar. Kemi një parim të përgjithshëm dhe liria e njeriut është një nga parimet kryesore.

Në momentin që një person ka probleme me ekzekutimin e dënimit. Kemi vetëm dy vendime gjyqësore dënimi. Është shpejt për të folur për lirimin por e rendësishme është përcaktohet saktë koha e vuajtjes së dënimit. Skemi të përcaktuar juridikisht kohën që ka vuajtur. I kemi kërkuar gjykatës të përllogaritet saktë e gjithë koha të vuajtjes së dënimit të Caushit  që në 27, 7, 1997. Nëse kjo përllogaritje është e saktë  i bie që ai ka vujatur 31 vite e 1 muaj burg dhe në mënyrë taksative e ka përmbushur afatin për lirimin me kusht, mund ti drejtohet çfarëdolloj gjykate për lirim me kusht", tha avokati.

I dënuari me burgim të përjetshëm, Zani Caushi, ka shfrytëzuar kërkesën për liri duke përdorur nenin 64 dhe 65 të Kodit të vjeter Penal. Ai mbahet mend si kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
Shtyhet përsëri vendimi për Zani Caushin, avokati: Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht (VIDEO)

Shtyhet përsëri vendimi për përllogaritjen e viteve të burgut për Myrteza Caushin (Zani).

Avokati i tij ka deklaruar se seancën tjetër do të shihen të gjitha vendimet penale që janë për Caushin që më pas të bëhet një përllogaritje e saktë.

Nëse ka përllogaritje të saktë ai përmbush afatin për lirim me kusht siç deklaroi avokati.

"Në seancën e sotme Gjykata vendosi që i la si detyrë IEVP që të sjellë seancën tjetër të gjithë dosjen me të gjitha aktet e Caushit. Do kemi një ide në lidhje me dosjen e Caushit dhe të gjitha aktet që ndodhen aty. Do kemi një panoramë shumë të pastër të mënyrave si janë marrë vendimt e ekzekutimeve penale. Këto 2 ekzekutime janë bërë në një mënyrë të caktuar. Kemi një parim të përgjithshëm dhe liria e njeriut është një nga parimet kryesore.

Në momentin që një person ka probleme me ekzekutimin e dënimit. Kemi vetëm dy vendime gjyqësore dënimi. Është shpejt për të folur për lirimin por e rendësishme është përcaktohet saktë koha e vuajtjes së dënimit. Skemi të përcaktuar juridikisht kohën që ka vuajtur. I kemi kërkuar gjykatës të përllogaritet saktë e gjithë koha të vuajtjes së dënimit të Caushit  që në 27, 7, 1997. Nëse kjo përllogaritje është e saktë  i bie që ai ka vujatur 31 vite e 1 muaj burg dhe në mënyrë taksative e ka përmbushur afatin për lirimin me kusht, mund ti drejtohet çfarëdolloj gjykate për lirim me kusht", tha avokati.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 29/10/2020 22:49

    Lereni zanin ne hallet e veta o zagare ..po te bej krime prangat aty i ka ,po lereni te qet se ka familjen e vet dhe te jetoj i qet me femijet e tij ..vetem vrer nxirrni ..

    Përgjigju
  • Shukriu: 29/10/2020 15:53

    Bravo partia Sajes !!! Rroft ripjellja !!!!!!

    Përgjigju
  • Turi: 29/10/2020 14:52

    Nxirini te gjithe kriminelat o shtet barbon

    Përgjigju
  • Daje Hasani: 29/10/2020 10:18

    Ju duhet Zani tani se po afrojne votimet

    Përgjigju
    • Berat: 29/10/2020 15:28

      Ka ik koha e zanit ska me lufte me arme, tani te vrasin me viruse

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë