KORÇË- Seanca e kësaj të premte në Gjykatën e qytetit juglindor për ‘të fortin’ e Vlorë, Zani Caushi është shtyrë pasi nuk është paraqitur as avokati dhe as prokurori, por vetëm i dënuari.

Në seancën e kaluar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë kërkoi nga burgu i Drenovës dosjen e viteve të vuajtjes së dënimit të Zani Caushit, ndërsa seanca e sotme dështoi.

Zani Caushi ka kërkuar që të përllogariten vitet e burgut që ka kryer, pasi sipas avokatit të tij nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë, vlonjatit i lind e drejta të kërkojë liri me kusht.