Gerta Loku vajza fermere nga Mirdita, e cila 3 vite më parë përloti Kuvendin me fjalimin e saj, ka vendosur që të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Lajmin e ka bërë me dije sot përmes një regimi në rrjete sociale, ku shkruan se pas shumë ftesash ka marrë vendimin të angazhohet në zgjedhje, për të qenë një zë i lirë. 

"Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta", shkruan ajo.

Ndërkaq ajo ka konfirmuar se do t'i bashkohet Rudina Hajdarit, teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi. "Ti me kërku emrin tim e me e votu po deshe. progresi  nuk ka parti ka njerëz, Me Rudina Hajdarin", përgjigjet Loku.

Pas fjalimit emocional rreth 3 vite më parë ku bënte thirrje që ti kushtohet më shumë vëmendje fshatit, Rigerta Loku tërhoqi vëmendjen dhe interesin e mbarë opinionit publik. Por kjo vëmendje si duket nuk i pëlqeu dhe aq pasi ajo vendosi të bëjë disa hapa pas për t'u angazhuar më shumë në fermën e saj, deri më sot, ku u tregua e vendosur për t'u përfshirë në politikë në zgjedhjet e ardhshme.

Kujtojmë se vajza nga Mirdita e cila kishte studiuar në “La Sapienza” në Romë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare, kishte shansin që ishte përfaqësuese e kësaj zone në Kuvend, në zgjedhjet e 2013, por nuk i dhanë votat e mjaftueshme që ajo të dilte deputete.

VIDEO/Fjalimi i 30 shtatorit 2017

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:36
Vendosi të kandidojë për deputete, fermerja Gerta Loku i bashkohet partisë së Rudina Hajdarit

1604252454_rigerta.jpg

Fermerja Rigerta Loku (Gerta) nga Mirdita do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit në partinë e deputetes Rudina Hajdari.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo teksa i ka kthyer përgjigje një komentuesi. "Ti me kërku emrin tim e me e votu po deshe. progresi  nuk ka parti ka njerëz, Me Rudina Hajdarin", shkruan Loku.

Hajdari disa ditë më parë publikoi një foto të re nga zyrat e saj, ku u bënte thirrjeve qytetarëve që të regjistrohen te rudinahajdari.al.