Deputetja Rudina Hajdari, ka përshëndetur qytetarët me një foto nga zyrat e reja, ku nga aty deputetja thotë se po punohet pa pushim për t’i dhënë fund klasës së vjetër politike.

Duke iu referuar zërave të fundit se ajo është larguar nga partia 'Thurje', nuk mund të saktësojmë nëse këto zyra janë të kësaj partie apo nëse deputetja ka ndërmarrë një iniciativë të re të saj.

"Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për ti dhënë jetë projektit të ri politik i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike.

Mos rri mënjanë por eja dhe përfshihu nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë", ka thënë ajo.

Deputetja u kërkon qytetarëve që të regjistrohen te Rudina Hajdari dhe jo te 'Thurje'. A po konfirmon përmes kësaj se ajo është larguar nga 'Thurje'?

"Regjistrohu te rudinahajdari.al dhe organizojmë një takim. Më shkruaj", shton Hajdari .