/ATSH-AFP/ - Nëntoka e ngrirë e Arktikut dhe Siberisë, permafrosti, përfaqëson 25 për qind të Hemisferës Veriore, ngrohja e së cilës përbën një bombë klimatike ende të panjohur.
Në raportin e tyre të fundit, ekspertët e Grupit Ndërqeveritarë mbi Evolucionin Klimatik (GIEC) të OKB-së theksuan se rritja e temperaturave te këtyre tokave, të ngrira prej mijëra vitesh, ishte mes 0,5 dhe dy gradë Celcius që prej fundit të vitit 1970.

Pra kjo rritje ka qenë më e lartë se sa mesatarja e gjithë sipërfaqes së Tokës.

Deri në vitin 2100, GIEC-i gjykon se permafrosti mund të humbasë rreth 90 për qind të shtrirjes së tij.

Por, shkrirja e saj do të lirojë gjithashtu edhe sasi shumë të mëdha të gazit me efekt serë.

Sipas shkencëtarëve vlerësohet se permafrosti përmban 1 700 miliardë tonë karbon ose dy herë më shumë sesa ka në atmosferë.

Më shumë ngrohet permafrosti, më i lartë është volumi i karbonit të lëshuar në ajër, por njohuritë shkencore në këtë fushë janë shumë të limituara.
Më shumë ngrohet toka, më shumë zhvillohet bota bimore dhe merr pjesë në përshpejtimin e shkrirjes, karboni që ka mbetur i grirë fillon të çlirohet duke prodhuar shumë më shumë dioksid karboni dhe metan.