TIRANE - Zyra e Përmbarimit bllokon llogaritë bankare të CEZ shpërndarje për shumën prej 430 milionë euro. Drejtori juridik pranë Entit Rregullator të Energjisë, Eduard Elezi, konfirmon se Zyra e përbarimit ka nisur bllokimin e llogarive bankare për të marrë gjobën për mosrealizimin e importit dhe ndërprerjet kolektive.
Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës i dha të drejtë ERE-s.
Po sot Kompania CEZ Shpërndarje ka dorëzuar pranë Entit Rregullator të Energjisë pretendimet lidhur me revokimin e dy licencave, të tregtimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, masë kjo, që është paralajmëruar nga ERE.
ERE ka nisur që prej një muaji procedurat për rishikimin e licencave të CEZ-it, duke vendosur edhe disa kushte për të përmbushur, afati për të cilat ka përfunduar dje. Negocimet me kompaninë çeke zgjatën 30 ditë, që nga data 16 kur ERE nisi procedurën për heqjen e licencës së CEZ-it, pas ndërprerjeve masive të energjisë që kjo kompani bëri në ujësjellësit e disa qyteteve.
Aktualisht importi i energjisë në vend po sigurohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, e cila garanton se do të ketë energji pa ndërprerje për konsumatorët. Konsumi aktual i energjisë është rritur për shkak të uljeve të temperaturave. Pjesa tjetër e energjisë, krahas importit, prodhohet nga hidrocentralet vendase, prodhimi i të cilëve është shtuar si pasojë e prurjeve të lumenjve.
Redaksia online
(sg/gk/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
53.2%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15
-
Lufta në Ukrainë, sulm i ri rus me dron në Kiev
26 Nëntor, 07:56
-
'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian
26 Nëntor, 07:38
-
Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21
26 Nëntor, 07:28
-
Lufta/ Hamasi e mirëpret një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut
26 Nëntor, 07:16
-
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
26 Nëntor, 07:06
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54