Përmbaruesit paralajmërojnë
partitë: Mos ndërhyni
Bankat "godasin kolateralin". Bankat e nivelit të dytë janë shprehur dakord me masat e miratuara në Kode e ligje që lehtësojnë marrjen e pasurive të lëna peng nga debitorët e këqinj dhe presin projekte konkrete për ekzekutimin.
TIRANE - Shoqata shqiptare e Bankave ka paralajmëruar një fushatë ekzekutimësh të pasurive të lëna peng, duke u shprehur dakord me ndryshimet e miratuara së fundmi nga Kuvendi, që synojnë zgjidhjen e disa nga çështjeve të rëndësishme që pengojnë procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe, si pasojë, edhe procesin e kreditimit të ekonomisë në tërësi.
Kryesisht, këto ndryshime kanë për qëllim të vendosin standardet ndërkombëtare ligjore, mbi të cilat mbështetet biznesi dhe praktika bankare, për ekzekutimin eficient të titujve ekzekutivë, duke reduktuar mundësinë e përdorimit të masave të jashtëzakonshme, siç është pezullimi i ekzekutimit, sikur të ishin masa të zakonshme.
Këto ndryshime synojnë inkurajimin dhe rritjen e kreditimit, duke krijuar siguri për të gjitha palët në treg dhe më tepër siguri për publikun investues. Me këto masa, do të jetë më e lehtë për të ekzekutuar kolateralet, theksoi Shoqata në një komunikatë.
Bankat në Shqipëri nuk po tentojnë dhe as propozojnë një fshirje masive të kredive të këqija përtej rregullave përkatëse, thuhej më tej në të. Por, ato kërkojnë një zgjidhje afatgjatë përmes ndryshimeve ligjore, të tilla që të mos lihet hapësirë për spekulime dhe keqinterpretim mbi specifikat përkatëse të kontratave të kredisë bankare, theksohet në dokumentin e Shoqatës.
Nga ana e saj, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë u bëri dje thirrje qytetarëve, institucioneve shtetërore e private dhe forcave politike që të mos pengojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, përmbaruesit privatë përmendën rastin e fundit, në godinën pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, ku banorët u konfrontuan fizikisht me përmbaruesit gjyqësorë.
Përmbaruesit u kërkuan forcave politike që të mos ndërhyjnë në zbatimin e vendimeve të gjyqësorit për arsye elektorale.
Përfshirja e forcave të çfarëdo kahu do të çonte në pengimin e dhënies së drejtësisë dhe krijohen tensione që çojnë më pas në përplasje dhe situata tej normales, në një kohë që lufta e vërtetë është bërë më parë në Gjykate dhe ajo ka dhënë një vendim, që më pas duhet të zbatohet”, thuhet në deklaratë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
18.4%
-
Jo
77.2%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 158
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21