"Përmbushja e një ëndrre"
Sot Kosova 5 vjet e Pavaru

Sot Kosova 5 vjet e Pavaru">
PRISHTINE - Kosova sot kremton 5-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj, e cila është njohur nga mbi 90 vende të botës, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Pesë vjet të pavarësisë së Kosovës vlerësohen si periudhë e përballjes më probleme të trashëguara por edhe vështirësive për rimëkëmbjen ekonomike dhe afrimin me strukturat euroatlantike. Pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova ndodhet në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë të cilit synon të gjejë edhe një zgjidhje për situatën e në veriun saj të banuar me shumicë serbe.

Në orën 15:00 sot në Prishtinë Kuvendi mbajti një seancë të posaçme solemne për 5-vjetorin e Pavarësisë. Për pesë vjet shtet, Kosova ka arritur të anëtarësohet në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

Por, as pas pesë vjetësh Kosova nuk është afër të sigurojë një vend në Kombet e Bashkuara. Ajo ka mungesë të njohjeve nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe mbetet larg proceseve integruese, kurse së fundi i është shtyrë perspektiva e liberalizimit të vizave.

Në pamundësi që të mbrojnë ngjyrat e shtetit më të ri për shkak të mosanëtarësimit në federata e organizata ndërkombëtare, sportistët më të mirë kosovarë kryesisht sigurojnë pasaportën e Shqipërisë dhe futen nën petkun kuq e zi. Në analiza të instituteve me renome botërore, Kosova renditet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, kurse në kuadër të hartës evropiane, ajo mbetet ende vendi më pak i zhvilluar ekonomikisht.

SEANCA SOLMNE NE KUVEND
Pas paradës ushtarake, krerët më të lartë të shtetit janë zhvendosur në parlamentin e Kosovës ku u zhvillua një seancë solemne, në vendin dhe orën e mbajtjes së seancës historike të 17 shkurtit 2008. Seanca solemne filloi me himnin e shtetit të ri, i cili sipas mediave kosovare u refuzua të këndohej nga deputet e Vetëvendosjes.

Përveç krerëve shtetërorë kosovarë në seancën solemne morën pjesë edhe personalitete politike ndërkombëtar dhe nga vendet e rajonit,ndër të cilët Presidenti i Republikës Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, lideri i opozitës Edi Rama, si dhe ish parlamentarë e nënshkrues të deklaratës së pavarësisë. Presidentja e republikës Kosovës Ahtifete Jahjaga iu drejtua të pranishmëve edhe në gjuhën serbe, ndëkohë që theksoi se në këtë festë duhet të nderojmë ata që sakrifikuan për pavarësinë e Kosovës.

Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaçi u shpreh s se ëndrra e popullit të Kosovës për pavarësi gjeti mbështetjen e duhur nga fuqitë e mëdha të cilat i falenderoi për kontributin e dhënë në pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë që në një fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetarja e parlamentit republikës Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila theksoi se pavarësia e Kosovës celebroi lirinë e popullit shqiptar.

Përpjekjet e popullit kosovar për pavarësi u konkretizuan me 17 shkurt të vitit 2007 ku me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shpall pavarësia e saj.

KOSOVA SOT U NJOH EDHE NGA EGJIPTI
Shteti i Kosovës në këtë përvjetor të pestë të tij u njoh edhe nga Egjipti, dukë e çuar kështu numrin e shteteve që njohin Kosovën në 99 vende.

ORA 12:15
Mesdita e festimeve për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është shoqëruar me paradën e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ishin të pranishëm zyrtarë të lartë jo vetëm të Kosovës, por edhe Shqipërisë e Rajonit. Të pranishëm nga Shqipëria ishin presidenti Bujar Nishani dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama.

JAHJAGA: FSK KYCE NE RRUGEN DREJT BE DHE NATO-s

Fjalimet përshëndetëse i hapi presidentja e Kosovë, Atifete Jahjaga e cila përgëzoi FSK-në për arritjet në përballimin e situatave, duke i cilësuar njëkohësisht si forca efikase dhe kyçe në implementimin e politikave drejt Bashkimit Evropian dhe NATOS-s “duke vendosur themele të qëndrueshme të një force demokratike dhe paqësore.” “Ky parakalim simbolik, por shumë domethënës, tregon se atdheu ka besim në ju, tregon se miqtë tanë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar me mjete sot janë të kënaqur me frytet që në këtë parakalim po shihen. Institucionet do të vazhdojnë përpjekjet që të jeni të barabartë me strukturat e BE”, deklaroi Jahjaga.

KELLY DEGNAN: SHBA ADMIROJNE PROGESIN E KOSOVES NE KETO 5 VJET

Zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kelly Degnan, në fjalën e saj mbajtur para të pranishmëve tha se SHBA-të admirojnë progresin që Kosova ka arritur në këto 5 vjet. Duke iu referuar edhe letrës që Presidenti i SHBA Barack Obama i ka çuar pak ditë më parë presidentes Jahjaga, Degnan theksoi se progresi i arritur është mëse i dukshëm në zhvillimin e sektorit të sigurisë së Kosovës. “Ju keni treguar se Kosova mund të jetë kontribuuese e sigurisë në vend dhe në rajon”, deklaroi zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kosovë. Më tej ajo deklaroi: “SHBA e impresionuar nga progresi që Kosova ka bërë në policinë e Kosovës, është zhvilluar në një institucion profesion e të shumëllojshëm, për të përmbushur nevojat e popullit të Kosovës”.

THACI: KOSOVA NE RRUGEN E DUHUR DREJT BE-së

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke falënderuar të pranishmit në këto festime, tha se ëndrra e të parëve është kthyer tashmë në realitet. Sot po kremtojnë me dinjitet ngjarjen më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës ka qenë ëndërr e gjyshërve e baballarëve tanë. Të gjithë së bashku ëndrrën e kthyem në realitet. Thaçi theksoi se “Kosova ne rrugën e duhur për BE”, por nga ana tjetër tha se duhet punuar edhe më shumë për ta arritur. Ai vlerësoi Policinë e Kosovës, ndër më të mirat në Rajon.

5-VJETORI, NGJYROSET MONUMENTI I NEWBORN
Gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Prishtinë është punuar për përfundimin e monumentit New Born, i cili u vendos në qendër të kryeqytetit Kosovar Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Ai ka fituar shumë çmime ndërkombëtare në lëmin e dizajnit, përfshirë edhe çmimin më prestigjioz në botë, Luanin e Artë në Cannes. Monumenti u krijua posaçërisht për këtë ditë dhe pjesëmarrësve iu mundësua, që në këtë monument të nënshkruajnë.

Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen e Republikës së Kosovës.

Ngjyrosja e monumentit NEWBORN ka qenë ide pesëvjeçare e autorit, Fisnik Ismaili, por ai nuk gjeti përkrahje nga Qeveria e Kosovës. Për pesë vjetor, Qeveria urdhëroi lyerjen me të njëjtën ngjyrë të monumentit, pa marrë në konsideratë të drejtat autoriale të grupit punues të monumentit.

Prandaj, si reagim ndaj kësaj shkeljeje të rëndë, jo vetëm ndaj të drejtave autoriale, por edhe shprehjes së lirë, Fisnik Ismaili mori vendimin për ta ngjyrosur monumentin ashtu si është menduar që nga përvjetori i parë, pa miratimin e autoriteteve zyrtare, duke gjetur përkrahje të madhe nga qytetarët, të cilët do t’i bashkëngjiten kësaj nisme, që po vërehet qartë nga reagimi masiv në rrjetet sociale. Mediat Kosovare bëjnë me dije se ngjyrosja përfshin simbolet kombëtare të më shumë se 90 shteteve të cilat kanë njohur deri më sot pavarësinë e Kosovës.

FESTIMET NE TIRANE

Edhe Kryeqyteti i Shqipërisë do të përcjellë festime të ndryshme në kuadër të 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Pas seancës solemne në Kuvendin e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës (të zhvilluar dy ditë më parë), i cili ngjalli jo pak debate mes kreut të PS-së Edi Rama dhe kryeparlamentares Jozefina Topalli për mënyrën sesi u realizua, sot rruga Murat Toptani ose e njohur ndryshe si “Pedonalja” do të kulmojë me koncerte muzikore. Festimet kanë filluar rreth 0rës 11:00 dhe do të vazhdojnë deri në orët e para të mbrëmjes me këngëtarë të njohur si Julian Pasha, Marsela Çibukaj, Valon Shehu, Vedat Ademi, grupi “NA’ dhe shumë të tjerë. Gjithashtu Cirku i Tiranës do të ketë një spektakël të veçantë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë