FIER - Kryeministri Edi Rama ishte sot zonën e Frakullës në Fier, një nga zonat e prekura nga përmbytjet, ku premtoi se të gjitha serat e dëmtuara do të rindërtohen sërish, dhe këtë radhë me një standard evropian.

Deklaratat Kryeministri Rama i bëri nga komuna e Kafarajt dhe ku ishte i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek dëmshpërblimet, ku siguroi edhe një herë fermerët dhe familjet e prekura, se çdo dëm i shkaktuar nga përmbytjet, do të rimëkëmbet dhe do të dëmshpërblehen.

Në këtë kontekst, shefi i qeverisë nënvizoi se edhe serat e dëmtuara do të nisin procesin e rindërtimit. Dhe sipas Ramës, projekti i qeverisë parashikon që serat të jenë me standarde më të mira se ato ekzistuese dhe me një infrastrukturë të re prodhimi shumë më moderne.

“Të gjitha serat e dëmtuara do të rindërtohen. Projekti për ndërtimin e serave me standarde më të mira se ato ekzistuese. Pronarët do të marrin gjithçka mbrapsht. Infrastruktura e re e prodhimit, shumë më moderne. Ka ende për të bërë, të përgatitur ta përballojmë këtë punë.” u shpreh Kryeministri Rama

Edhe Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, nënvizoi vullnetin e qeverisë për rindërtimin e serave të dëmtuara, e cila siç u shpreh ai do të ketë teknologji të re me rezistencë ndaj stuhive dhe përbmytjeve.
 
Sipas Panaritit, kjo do të mundësojë edhe rendiment më të lartë prodhimi dhe rezistencë ndaj përmbytjeve. Një tjetër projekt i qeverisë edhe ndërhyrja në argjinaturën e lumit Vjosa për të penguar daljen e saj nga shtrati.

"Projekt ambicioz për ringritjen e serës, por jo me plastmase dhe tipologjinë që ka pasur. Teknologji e re, më rezistente ndaj stuhive dhe përmbytjeve. Kryesorja është që ne do të instalojmë një model të ri tipologjie serash. Do të garantoj rendiment më të lartë dhe rezistente ndaj përmbytjeve. Do të ndërhyjmë edhe në argjinaturën e lumit për të penguar daljen e Vjosës nga shtrati." tha Panariti

Në këto takime shefi i mazhorancës shoqërohej nga përfaqësuesi i USAID në vendin tonë, Markus Johnson i cili pohio se USAID do të ofrojë një ndihmë prej 170 mijë euerosh në ndihmë të fermerëve që kanë pësuar dëme nga përmbytjet.

rama ne fier

rama ne fier

Po ashtu, edhe në rrjetet e tij sociale, kryeministri Rama bëri të ditur se puna për rindërtimin e serave të dëmtuara ka nisur dhe ato do të kenë një standard evropian.

“Ne zonen e Frakulles ku nisi puna per rindertimin e serave te shkaterruara nga permbytja! Serat e rindertuara do te kene standarte evropiane.” shkruan Kryeministri
 
Zonat në jug të vendit, të cilat u prekën nga përmbytjet e këtij fillim viti, kanë lënë tashmë pas situatën problematike, ndërsa ka nisur procesi i dëmshpërblimit të dëmeve përfshirë këtu, banesat, bagëtitë dhe së fundmi edhe serat. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)