Vlorë - Një aksident rrugor është shënuar këtë të shtunë në zonën e Palasës ku një kamion ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se brenda automjetit kanë qenë 3 persona, ku dy kanë marrë dëmtime të lehta ndërsa një tjetër është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Lajm në përditësim...