Një ditë pas lajmeve pozitive se Seria A mund të rinisë më 27 maj vjen një tjetër lajm që përmbys gjithçka. Këtë herë jo nga aktorët e futbollit, por nga sistemi i shëndetësisë në Itali, vendit më të prekur në Europë nga koronavirusi. Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Itali, Giovanni Rezza, ka deklaruar se në kushtet ku ndodhi vendi është e pamundur për të menduar fillimin e sezonit.
Për mediat italiane Rezza ka deklaruar se futbolli është sport kontakti dhe rrit ndjeshëm mundësinë e infektimit, ndaj do të ishte e vështirë që të miratohej rifillimi i ndeshjeve në një kohë të shpejtë.
“Futbolli është një sport kontakti dhe do të rriste ndjeshëm rrezikun e transmetimit. Kam parë disa protokolle shëndetësore të veçanta, por më duket herët për të menduar për këtë. Unë nuk do të jepja miratimin për rifillimin e kampionatit kaq shpejt dhe besoj se të njëjtin mendim ndan edhe Komiteti Shkencor, por në fund vendimin do ta marrë politika,”- deklaroi Rezza.
Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë reagimin e klubit të Lazio-s, që këmbëngul për rifillimin e kampionatit, duke patur parasysh faktin që këtë sezon janë në luftë bindshëm për titull. Shefi i komunikimit publik të Lazio-s i ka sugjeruar Rezza-s që më mirë të merret me kërkimet për gjetjen e vaksinës se sa mend për futbollin.