SHBA/ Varka përmbyset nga moti i keq, 17 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

SHBA/ Varka përmbyset nga moti i keq, 17 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

Varka ku ndodheshin turistët

Të paktën 17 persona kanë vdekur, pasi një varkë që mbante turistë është zhytur në det nga stuhia në shtetin e Missouri-t, deklaron policia. Mjeti lundrues po transportonte rreth 31 vetë në liqenin Table Rock, një atraksion i njohur turistik, pranë qytetit të Bransonit, kur u përmbys.

Shtatë vetë u dërguan në spital, njëri prej të cilëve është lënduar rëndë. Skuadrat e emergjencave thanë se i janë përgjigjur incidentit menjëherë pas orës 19.00 të enjten, me orën lokale. Kjo ndodhi, pasi një stuhi e fuqishme përfshiu perëndimin e Amerikës. Videoja e xhiruar nga një dëshmitar në breg tregoi dy anije që luftonin përmes ujërave të zjarrtë.

Një nga anijet ia doli të shkonte deri në breg, por tjetra u hodh mbrapa nga era dhe gradualisht u mbyt. Shefi i Qarkut Stone, Doug Rader, tha se një nga deputetët e tij ishte në bord në atë kohë dhe kishte ndihmuar për të shpëtuar disa nga pasagjerët. Mediat lokale thanë se disa nga ata që ishin në bord ishin fëmijë. Këto mjete lundruese janë të njohura për turistët, por kanë qenë të përfshirë në një numër aksidentesh fatale.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025