Pesë gola, kartonë të kuq, grindë dhe përplasje në 90 minuta drithëruese, ndërsa në fund Juventusi mposhti Interin në shtëpi 2-3. Juventusi kaloi në avantazh më shpejt sesa e kishte menduar duke shënuar me Douglas Costa në të 13’, ndërsa largimi me karton të kuq i Matias Vecino dy minuta më pas i dha një tjetër avantazh.
Por në pjesën e dytë Interi barazoi me Mauro Icardi, ndërsa Andrea Barzagli shënoi autogol duke i dhënë avantazhin ekipit të Spaletit. Megjithatë Juve nuk u dorëzua duke shënuar dy herë dhe përmbysur rezultatin me Juan Cuadrado 87’ dhe Higuain në të 89’. Fitorja mban Juven në vendin e parë me 4 pikë më shumë se Napoli, por me një ndeshje më shumë, ndërsa Interit i iku mundësia më e mirë për t’u hakmarrë.