114 shqiptarë, 37 prej të cilëve të mitur, po jetojnë në kushte të vështira në një kamp të improvizuar azilantësh në Toulouse të Francës.

Kampi ishte ndërtuar në breg të lumit, ndërsa gjendja e tyre u bë edhe më keq për shkak të përmbytjes nga një stuhi që goditi vendin, që shkatërroi tendat e tyre.

Ata u evakuuan, por pas një jave u rikthyen sërish në të njëjtin kamp, ndërsa kushtet e jetesës i konsiderojnë 'çnjerëzore'.

Shërbimet shtetërore franceze kanë thënë se po monitorojnë nga afër situatën. Ndërkohë shoqata Humanitare Utopia shprehen se situata është shumë shqetësuese nëse shqiptarët do të vijojnë të jetojnë në këto kushte.

Kampi ku jetojnë shqiptarët