MALIQ- Fermerët e prekur nga përmbytjet kanë protestuar paraditen e kësaj të marte përpara Bashkisë së Maliqit, duke kërkuar dëmshpërblim nga shteti për demet ne prodhimet bujqesore.
Fermerët akuzojnë se përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit, sic eshte mospatrimi i kanaleve kulluese dhe demtimi i argjinaturave në lumin Devoll, të cilat do të parandalonin përmbytjen e sipërfaqeve të mëdha bujqësore.
Ata theksojnë se e gjithë toka është mbuluar nga uji dhe se deri më tani nuk kanë marrë asnjë mbështetje konkrete nga institucionet shtetërore.
Shprehin mosbesim per kompesimin, ndaj kërkojnë takim me ministrin e bujqesise, Andis Salla për t’i dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.
Fermerët paralajmërojnë se, nëse nuk do të ketë dëmshpërblim te drejte, do të përshkallëzojnë protestën duke bllokuar rrugën.
Protesta e sotme është monitoruar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat u pozicionuan në hyrje të Bashkisë së Maliqit.
Zona e Maliqit renditet ndër më të prekurat nga përmbytjet në qarkun e Korçës. Sipas të dhënave të fundit, rreth 3 600 hektarë tokë bujqësore e mbjellë me grure dhe patate ndodhen ende nën ujë, duke shkaktuar dëm te madh ekonomik për ta.
-
Protestat duhen sepse mbajne në tension autoritetet për të punuar më shumë. Por shikoni kush proteston: Personi me mjekër që kercenon me bllokim rruge eshte dhe ai shkaktar i një pjese të permbytjes. Ai ka mbjellë me grurë argjinaturën e lumit Dunavec pikërisht në pjesën që ajo çahet,përballë pyllit të fazanëve. Të dalë dikush dhe ta mohojë po nuk eshte e vërtetë.Punimet agroteknike mbi argjinaturë shkaktojnë dhe dobësim dhe ulje të nivelit të saj.Dhe shoku pa pikë ndrojtje del dhe proteston pse ju mbyt gruri i mbjellë në buzë të lumit!!!! Këta djegin dhe ata që kanë vërtet të drejtë.
Përgjigju -
proteste kjo? keta sikur kane dale te vene baste.
Përgjigju-
Fiks Vetem proteste nuk eshte,por fajin e ka media qe à titullon proteste Psh,mund te titullohesh takim brezash ose Vaki per permbytjen etj
-
Kerkojani Zotit demshperblimin se ai ja u solli duke ju pare shpirtin e zi dhe vjedhjet qe beni .Qeveria nuk duhet tju shperbleje .hadutet si ju .
-










Komente
Komento