Përmbytje dhe tornado në SHBA, gjashtë persona të vdekur (VIDEO)

Qindra automjete kanë mbetur të bllokuar pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë goditur Oklahoma City në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetëm në harkun e 30 minutave në pjesën perëndimore të qytetit  kanë rënë afro 9.8 centimetra shi. Ekipet e zjarrfikësve kanë raportuar se qindra makina u bllokuan në  vende të ndryshme si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm.

Oklahoma City po përjeton një situate të keqe moti si pasojë e së cilës kanë gjetur vdekjen të paktën gjashtë njerëz, dy prej të cilëve të goditur nga një tornado që u përplas në El Reno, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumit  Arkansas dhe përmbytjen e zonës së banuar të Tulsa.

E vështirë paraqitet gjendja dhe në Baton Rouge, në Luiziana, ku ekipet e shpëtimit kanë ndihmuar mjaftë njerëz të rrezikuar seriozisht nga përmbytjet. Sezoni i stuhive të Atlantikut ka derivuar tornado, përmbytje dhe zjarre, ka shkatërruar shtëpi e deri komunitete të tëra.

Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër